Prezantohet De Biasi
Në ambientet e Federatës Shqiptare te Futbollit, të hënën është prezantuar trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi.
Presidenti i FSHF-se Armand Duka ka treguar se me trajnerin italian ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi. Me pas trajneri i ri i kuqezinjve De Biasi është shprehur i lumtur që do do drejtoj ekipin kuqezi.
“Kërkoj ndjesë që nuk mund të flas dot gjuhën tuaj. Falënderoj FSHF-në për ftesën. Ndihem krenar që do të drejtoj kombëtaren shqiptare, është përgjegjësi e madhe. Jam krenar që jam zgjedhur trajner i një vendi, që rritet si nga ana ekonomike, ashtu edhe ajo sportive”, ka thënë ish trajneri i Torinos e Brescias.