E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet trajneri i ri i kombëtares shqiptare

Prezantohet zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Ai është prezantuar nga kreu i FSHF-së Armando Duka i cili ka theksuar se De Biazi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare për të drejtuar ekipin tonë kombëtar të futbollit.

Në fjalën e tij kreu i FSHF-së Duka ka theksuar se stadiumi i ri nuk mund të përfundojë në vitin 2012 ashtu siç është premtuar nga kryeministri Berisha. “Jo çdo gjë varet nga FSHS-ja për stadiumin e ri” ka theksuar Duka.

Në një prononcim për mediat De Biazi u shpreh i lumtur për detyrën e re ndërsa shtoi se dot bëjë gjithçka për të arritur objektivat. Sipas tij duhet të gjenden arsyet se përse skudra ka rënë nga renditja.

Kështu Gianni De Biasi do të jetë për herë të parë trajner i një ekipi kombëtar dhe si trajner i Kombëtares Shqiptare do ta drejtojë atë gjatë kualifikimit për në botërorin 2014 që do të zhvillohet në Brazil.
 

55-vjeçari ka fituar garën me bashkëkombasit e tij, Mario Beretta dhe Benito Carbone, të cilët vlerësoheshin si kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e Shqipërisë. De Biasi do të jetë trajneri i dytë italian që merr drejtimin e kombëtares shqiptare pasi i pari ishte Dosena.
 

Shqipëria është pjesë e grupit E bashkë me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën. Ekipi kuqezi deri së fundmi ishte drejtuar nga trajneri kroat Josip Kuzhe i cili dha dorëheqjen nga ky post në tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›