E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 17 të arrestuar për trukim ndeshjesh

17 persona janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për trukime në ndeshje. Ljmi bëhet I ditur nga mediat italiane të cilat citojnë policinë e cila thekson se kupola e trukimeve të ndeshjeve është në Singapor, ndërsa qendra e operacioneve ndodhet në Europën Lindore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, një nga të arrestuarit është edhe futbollisti i njohur Cristiano Doni, ish-kapiten i Atalantës. Ish-mesfushori aktualisht është i pezulluar nga drejtësia sportive, i akuzuar për trukimin e të paktën tre ndeshjeve të Serisë B në sezonin e kaluar.
Sipas mediave italiane, pritet që edhe ish-sulmuesi i famshëm Giuseppe Signori të jetë një nga të arrestuarit.
 

Operacioni policor ka nisur në Kremona dhe arrestimet janë kryer në 10 qytete të ndryshme italiane. Mes të arrestuarve ka edhe të tjerë futbollistë dhe ish-futbollistë si Carlo Gervasoni (Piacenza, aktualisht i pezulluar), Filippo Carobbio (Spezia), Zamperini dhe Luigi Sartor (ish-lojtar i Parmës, Vicenzës, Interit dhe Romës) dhe Marco Paolini (Benevento, i pezulluar).
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›