Palestër e re për shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”
Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” do të nisin vitin e ri shkollor me një palestër të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, inspektoi ecurinë e punimeve në këtë palestër, këtë fillim jave, e pasi e cilësoi ndërhyrjen në përmirësimin e mjediseve sportive një nga iniciativat e rëndësishme dhe të suksesshme të Bashkisë së Tiranës, u shpreh për median: “Janë rreth 9000 metra katrorë sipërfaqe e re palestrash, rreth 12 mijë metra katrorë terrene sportive të hapura nëpër shkolla dhe afro10 mijë metra katrorë terrene të tjera sportive nëpër lagje”.
Shkolla “Vasil Shanto” ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Bajram Curri” me rrugën “Sulejman Delvina”, në një zonë të rëndësishme të kryeqytetit dhe me një densitet të konsiderueshëm banimi dhe aktivitetesh të ndryshme social-shoqërore.
Palestra ka dy hyrje nga faqja e përbashkët me ndërtesën e shkollës të cilat zbresin me dy rampa shkallësh për në kuotën e terrenit sportiv.