Senati i Universiteti të Vlorës tërheq vendimin
Senati i Universiteti “Ismail Qemali” duket se është tërhequr nga vendimi i tij për të hequr emrin “Ismail Qemali” nga universiteti. Kjo ka ardhur pasi duket se edhe Ministria e Arsimit ka pranuar se nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për heqjen e emrit të universitetit. Pas disa ditësh të tëra, edhe nismëtari i këtij propozimi, rektori Tanush Shaksa, është i vendosur në nismën që ka ndërmarrë dhe se nuk e ka ndërmend të tërhiqet. Debatet e shumta që u hapën pas kërkesës së tij mundën të marrin një përgjigje zyrtare vetëm para një dite nga vetë ministri i Arsimit, Beja, i cili deklaroi publikisht se nuk kishte ndërmend që të ndryshonte emrin e universitetit. Me sa duket kjo përgjigje e nuk e ka demoralizuar rektorin Shaska duke e quajtur kërkesën e tij si të realizueshme dhe duke mos njohur kthim mbrapa. Ndërkohë që reagimet e shumta vazhdojnë. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Halim Dervishaj është shprehur se “senati i kij universiteti nuk mund të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë”.
Gjithashtu, reagime të tjera ka pasur edhe nga kryetari i qarkut, Agron Sharra, i cili është shprehur se “këtë vendim unë e quaj shumë të gabuar”.
Pedagogë dhe qytetarë të thjeshtë kanë pranuar se vendimi për ndryshimin e emrit nuk është ai i duhuri dhe se është marrë në nxitim e sipër.
Sokol Gjika, pedagog në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” është shprehur se “nuk kanë të drejtë të heqin këtë emër nën pretekste të pajustifikueshme, pasi figura e Ismail Qemalit është historike dhe simbol i vendit tonë”.