Rama: Raporti i KE-së, kritik
Tiranë (start)Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, raportin e një ditë më parë të Komisionit Evropian për Shqipërinë, e ka vlerësuar si një raport kritik, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Në një konferencë për mediat, Rama tha se raporti ishte i mbushur me kritika ndaj qeverisë dhe jo vlerësime ashtu sikurse ishin interpretuar.
"Duhet të kesh paturpësinë e një sekseri dhe të një njeriu që di fare mirë të vërtetën e Gërdecit që të bësh atë që bëri Berisha duke e quajtur sukses raportin dhe duke mos folur asnjë fjalë për Fazlliç në seancën parlamentare të së hënës", u shpreh Rama.
Më tej, Rama tha se Shqipëria edhe pas 17 vjetësh mbetet pas dyerve te BE-se “sepse vendi mbahet në duart e njerëzve te politikes se vjetër”. “Kryeministri jo vetëm që është i paafte dhe i paskrupullt, por nuk ka turp dhe flet për sukses kur ne të vërtetë i bëhen kritika", u shpreh Rama.