Palestinezët kundër dorëheqjes së presidentit Mahmoud Abass
Me mijëra palestinezë u tubuan sot në Bregun Perëndimor, për të kërkuar nga presidenti i tyre, Mahmoud Abass, që të kandidojë sërish për këtë funksion, pas kumtesës së tij se nuk do ta synojë mandatin e tij të ditë si president.
Ithtarët e Abassit mirëpritën presidentin e tyre, në momentin kur ai vizitoi disa qytete në Bregun Perëndimor, territor ky i okupuar nga Izraeli dhe pjesë e territoreve, të cilat palestinezët i kërkojnë për shtetin e tyre.
Mahmoud Abass mos u largo. Ti je themeli, ishte parulla e turmës. Lëvizja Fatah, e cila kryesohet nga Abassi, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë tubim, për të shprehur përkrahjen për Abassin.
Kemi nevojë për ty, i tha Abassit prefekti i qytetit të Hebronit, Hussein Al Araj. Gjatë fjalimit të shkurtë para turmës, Abass nuk u shpreh për kërkesën e të tubuarve që ai të kandidojë sërish.
Tubimi i transmetua drejtpërsëdrejti nga televizioni palestinez, i cili ka filluar fushatën në përkrahje të presidentit, që nga momenti kur Abass paralajmëroi tërheqjen e tij. Zgjedhjet presidenciale në territoret palestineze janë paraparë të zhvillohen më 24 janar.
Analistët besojnë se kumtesa e Abassit është një taktikë, me qëllim që të shtohet trysnia ndaj SHBA-së, për të detyruar Izraelin që të ndal aktivitetet nëpër koloni.