E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kushtëzimet e PS-së, bllokuese për reformat

Kreu i qeverisë shqiptare u pyet nga mediat në përfundim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke shprehur shqetësimin për qëndrimet e opozitës.

“Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht e njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar. Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reforma zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues”, ka thënë ai./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-22 13:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›