E Diel, 1 Nëntor 2026

Palët treguan shenja të zbutjes së toneve

Dy ditë më parë, mazhoranca dhe opozita filluan të "lëshojnë pe" ndaj njëra-tjetrës sa i takon situatës politike dhe kapërcimit të ngërçit. Pas raportit të OSBE-ODIHR-it, i cili këshillon subjektet politike që të përmirësojnë Kodin Zgjedhor, palët kanë ulur tonet dhe në parim, me qëndrime në largësi janë dakord për t‘i bërë ato. Në momentin kur Parlamenti pritet të hyjë në funksionimin e tij normal dhe kur do të nisin diskutimet e nismave ligjore, Partia Demokratike i bëri ftesë PS-së që të kthehet në Kuvend duke u treguar e gatshme që të fillojnë negociatat, të gjitha këto brenda kuadrit ligjor. Ndërsa Partia Socialiste u përpoq të shpjegonte dje se nuk kërkon që të ndryshojë rezultatin ose pushteti të kalojë në duart e saj, por kërkon vetëm transparencë. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ftoi zyrtarisht Partinë Socialiste të negociojnë për kërkesat e opozitës, me qëllim rikthimin e deputetëve të saj në Parlament. Patozi theksoi se selia blu është e gatshme të bashkëpunojë me socialistët dhe kërkesat e tyre, me të vetmin kusht që ato të jenë brenda kuadrit ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›