Paralizohet Greqia sektori shteteror e privat ne greve
Protestat në Athinë në kuadër të grevës së përgjithshme 24 orëshe që paralizoi sektorin publik dhe atë privat, nuk kanë kaluar pa përleshje me policinë. Kjo e fundit arrestoi dhjetëra protestues gjatë përplasjes me ta ndërsa mbahej një nga dy demostratat kundër masave të ashpra të kursimit të qeverisë Papandreu.
Shpërthimi i dhunës nga ana e të rinjve protestues u pasua me përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Të rinj të maskuar flakën ndaj radhëve të policisë në shërbim përpara godinës së parlamentit, gurë, kokteje molotovi dhe mjete të tjera të rënda. Ata thyen pllakat e mermerit dhe i hodhën ato në drejtim të saj.
Ndjekja në shesh ka vazhduar edhe në stacionet e metrosë ku gjithashtu u përdor gazi lotsjellës. Më herët, mijëra qytetarë marshuan në dy protesta të mëdha të organizuara nga sindikatat. Puënonjësit e spitaleve, ata të bashkisë, mësuesit, kontrollorët e trafikut ajror, gardianët e burgjeve, punonjësit e porteve dhe të hekurudhave të gjithë u përfshinë në grevë.
Greva është përgjigje ndaj vendimit të radhës së qeverisë greke, e cila të dielën njoftoi se 30 mijë nëpunës civilë do të dilnin rezervë, një masë e parë gjerësisht si hapi i parë drejt pushimit përfundimtar të tyre nga puna, ndërkohë që rrogat janë shkurtuar për të dytën herë. Greva tjetër pritet më 19 tetor, në një kohë që kësti i ndihmës që u shty nga ministrat e financave të eurozonës për në nëntor, mund të mos jetë aspak i mjaftueshëm. Greqia nuk mundet të arrijë objektivat e veta buxhetorë dhe fiskalë dhe rrezikon sërish falimentimin.
Juli Prifti