E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari i zi arrin kuotën 43 dollarë për fuçi

23/01/2009  Rritet çmimi në bursë

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje. Pas rënies së kuotimit të vazhdueshëm që zgjati me javë të tëra, në bursat evropiane çmimi i arit të zi ka arritur në 43 dollarë për fuçi. Kjo rritje, sipas medieve të huaja, është gati 10 dollarë më shumë se sa java që lamë pas. Ndërsa në tregun vendas çmimet e karburanteve kanë ruajtur të njëjtin nivel, ashtu si edhe javën e kaluar. Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit gjatë ditës së djeshme mesatarisht me 100 lekë, ndërsa 1 litër benzinë me 105 lekë. OPEC-u është shprehur i shqetësuar për nivelin që ka vijuar të mbajë tregtia e arit të zi në bursat evropiane dhe atë të Nju Jorkut. Çmimi i naftës mbetet ende i ulët në tregjet financiare ndërkombëtare, për shkak të krizës ekonomike globale. Ndikimi i krizës është shoqëruar me një pakësim të theksuar të kërkesës për karburante në nivel botëror. OPEC pak muaj më parë uli prodhimin duke synuar rritjen e çmimit, ndërsa ka deklaruar se mund të ndërhyjë sërish për këtë gjë. Aktualisht prodhimi ditor është reduktuar në 2.2 milionë fuçi nafte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›