“Model thellësisht social”
23/01/2009 LSI-ja nxiton të zbardhë programin e saj elektoral. PS-ja ende në heshtje
Programi i qeverisjes së Partisë Socialiste nuk do të bëhet publik deri në prag të fushatës
Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshe nga partia më e madhe opozitare, nxiton të bëjë publik programin e saj elektoral. Ndërkohë mësohet se Partia Socialiste do të lërë në hije programin e ri të saj deri në muajin e fundit të fushatës elektorale. Por LSI-ja, ashtu sikurse ka vepruar dhe PS-ja për një periudhë të gjatë kohore, do të zhvillojë konferenca dhe tryeza pune mbi çështje të ndryshme që shqetësojnë prej kohësh shoqërinë shqiptare.
Deklarata
LSI-ja zbardh pikat kryesore të programit të saj elektoral 2009, duke e përqendruar atë në tri boshte. Sipas kryetarit të KDK-së së kësaj partie Edmond Haxhinasto, boshti i kësaj fushate do të jetë lufta kundër varfërisë, shtimi i vendeve të punës dhe garantimi i jetesës. “Propozimi ynë për zgjedhjet e vitit 2009 do të jetë një model thellësisht social, i cili do të harmonizojë rritjen ekonomike të vendit me një shpërndarje më të drejtë të të mirave të krijuara për të pasur një impakt, për të pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptarë. Programi ynë organizohet rreth tri boshteve: objektiv kryesor do të kemi punësimin e të gjithë shqiptarëve brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, objektiv i dytë do të jetë lufta kundër varfërisë dhe objektivi i tretë është garancia e jetës së qytetarit”, - vuri në dukje Haxhinasto. Sipas tij, për arritjen e këtyre tre objektivave madhorë LSI-ja ka zgjedhur një përqasje origjinale, duke u përqendruar në riparimin dhe eliminimin e barrierave dhe pengesave që kjo qeveri ka dështuar për ti zgjidhur, siç janë zbatueshmëria e ligjit dhe çështjet e pazgjidhura të pronësisë. “Programin e LSI-së për zgjedhjet e vitit 2009 ne do ta paraqesim dhe në një cikël konferencash e takimesh që do të organizojmë në ditët në vazhdim. Kemi planifikuar rreth 30 takime, që kanë të bëjnë me paraqitjen e propozimeve konkrete për çdo sektor. Do të fillojmë me konferencën kombëtare për Bujqësinë më datën 27 janar, ku janë të ftuar të gjitha grupet e interesit, shoqatat e prodhuesve e agropërpunuesve”, - bëri me dije Haxhinasto.
Qëndrimi
Partia Socialiste nuk do të bëjë publik programin e ri të saj deri në muajin e fundit të fushatës elektorale. Kështu, lidershipi i kësaj partie ka vendosur që gjatë kësaj kohe, pra deri në javët e fundit të fushatës, të prezantojë vetëm disa çështje përbërëse të këtij programi, por jo në detaje. Burime pranë kësaj partie bëjnë me dije se një vendim i tillë ka dy arsye kryesore; së pari, mundësia e kopjimit të tij nga kampi kundërshtar apo dhe nga parti brenda opozitës; së dyti, nëse do të kishim një prezantim të të gjithë programit të ri me të cilin PS-ja synon të vijë në pushtet më 2009-n, ky program nuk do tu shpëtonte analizave, komenteve, kritikave nga analistët apo nga përfaqësuesit e medies, në një kohë kur programi është formësuar. Për këtë arsye, gjatë këtyre muajve përfaqësuesit socialistë kanë menduar që të paraqesin në zarfe disa pjesë të programit të ri qeverisës. Por lidershipi i PS-së ka premtuar se çdo zonë do të ketë programin e saj, ndryshe nga një zonë tjetër, e cila mund të ketë një tjetër prioritet për ti dhënë zgjidhje. Megjithatë, bëhet e ditur se PS-ja nuk do të bëjë publik programin e saj elektoral, duke synuar që, kur të bëhet publik lista e kandidatëve për deputetë, të mund të jepet ndonjë detaj i përgjithshëm mbi të.
Programi
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfunduar draftin e programit elektoral të saj për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në këtë draft, lidershipi i LSI-së ka përcaktuar sektorët prioritarë që do të garantojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe rritjen e prodhimit vendas. Në një konferencë të posaçme për shtyp kjo parti bëri me dije se në këto sektorë energjia, bujqësia dhe turizmi do të zënë vend kryesor.
Partia Socialiste
Lidershipi i PS-së do të shtyjë në maksimum publikimin e programit të saj elektoral. Sikundër dihet, kreu i PS-së, Edi Rama, ndërmori në fillim shtatorin e vitit 2007 turin e tij “Dialog me Shqipërinë”. Në qendër të këtij turi do të ishte pikërisht njohja nga afër e problemeve të banorëve, duke kontaktuar drejtpërdrejt me ta. E gjithë strategjia e PS-së u fokusua në hartimin e një programi real politik.
Tryezat
Si PS-ja ashtu dhe LSI-ja kanë ndërmarrë një nismë të njëllojtë, e konkretisht organizimin e tryezave të bashkëbisedimeve, mbi çështje të ndryshme të jetës. Por ndryshe nga LSI-ja, PS-ja e ka nisur që herët aplikimin e kësaj ideje. Kështu, sektorët mbi të cilat janë përqendruar këto tryeza lidhen me problemet e bujqësisë, shëndetësisë, të arsimit, mjedisi, energjitika, etj.
Programi elektoral i LSI-së
1. Punësimi, si një objektiv madhor i programit të LSI, ka si qëllim punësimin e plotë të shqiptarëve brenda mandatit të ardhshëm.
2. Lufta kundër varfërisë, ku LSI-ja do të propozojë paketën e bonusit jetik, një paketë parash cash, incentivash fiskale dhe politikash të tjera për të mbushur hendekun e madh që ekziston midis nivelit më të ulët të të ardhurave dhe minimumit jetik, pra atë të të ardhurave minimale që marrin sot 1 në çdo 5 shqiptarë.
3. Garantimi i jetës së qytetarit që do të përmbajë në tërësinë e politikave dhe masave për të rritur sigurinë e jetës së qytetarëve, në kushtet kur jeta e tyre është krejt e pasigurt. Këtu përfshihen gjithë masat dhe politikat që rritin sigurinë e jetës së qytetarëve, duke filluar me shëndetin, sigurinë ushqimore, mjedisin dhe sigurinë fizike.