E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati 12 katësh, deputetët PS konfrontohen me policinë

TIRANE- Tensionohet situata në mjediset afër pallatit 12 katësh në qendër të Tiranës, 3 katet e para të të cilët u prishën dje nga policië ndërtimore.

Pallati i cili është pronë e kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, pas hotel Tirana Internacional (15 katëshit ),
është urdhëruar të prishet nga inspektorati ndërtimor.

Sot rreth orës 08.45 minuta deputetë të Partisë Socialiste kanë tentuar të hyjnë brenda në pallat por nuk janë lejuar nga policia.

Gazetarët informojnë se ka pasur konflikt mes deputetëve PS që ndodhen aty dhe punonjës të inspektoriatit të policisë ndërtimore të cilët nuk kanë lejuar deputetët të hyjnë brenda. Në vendngjarje janë të pranishëm dhe policia bashkiake.

Mësohet se nga deputetët socialistë të pranishëm afër pallatit 12 katësh janë Besnik Baraj, Eduard Shalsi, Valentina Leskaj dhe Shega Ligori.

Mësohet se kanë mbërritur dhe përforcime të tjera policore dhe nga Drejtoria e Qarkut Tiranës.
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›