E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati i Kongreseve, 6 mijë dollarë dita

Ndër objektet shtetërore që do të jepen me qira në bazë të konkurrimit do të jetë edhe Pallati i Kongreseve, e cila në shumë raste përdoret për panaire, konferenca dhe aktivitete kulturore. Qiraja për këtë ambient varion në bazë të hapësirës, afatit dhe ofertës. Kështu për ta përdorur të gjithë Pallatin e Kongreseve për të paktën 8 orë, si për raste festivalesh, etj, do të duhet t‘i paguash shtetit jo më pak se 6 mijë dollarë (450 mijë lekë pa TVSH). Po ashtu, një konferencë shtypi 1 orë kushton 14 mijë lekë, sallat e vogla 45 mijë lekë, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›