Serena-Safina, është kjo finalja e femrave
Do të jenë Serena Uilliams dhe Dinara Safina, ato që do të përballen në finalen e Australia Open, ndërsa për meshkujt i pari që ka prerë biletën për në ndeshjen finale ka qenë Roxher Federer. Zvicerani ka mundur në gjysmëfinale amerikanin Rodik 6-2, 7-5, 7-5. Ndërsa Uilliams mundi Dementieva 6-3, 6-4, dhe Safina fitoi ndaj Zvonareva 6-3, 7-6. Mes të dyja vajzave, që kanë kaluar në finalen e së shtunës, do të ketë një konkurrencë shumë të fortë edhe për vendin e parë në klasifikimin e renditjes botërore.