E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pallati i Lindës", Rama: Akuzatdo ia sqaroj popullit jo Berishës

Të tjera rreth shkrimit Në Twitter: Koalicion me LSI nëse lë PD, fitojmë dhe pa të TIRANE- Për më shumë se 60 minuta kreu i PS-së Edi Rama ishte sot në mesditë para gazetarëve për tju përgjigjur pyetjeve në lidhje me programin "Rilindja demokratike", koalicionet e mundshme parazgjedhore. Rama foli dhe për pallatin 5 - katësh në qendër të Tiranës për të cilën PD pretendon është i bashkëshortes së tij, Linda Basha, dhe se Rama i ka dhënë lejen e ndërtimit duke qenë në konflikt interesi.

Konferencën për shtyp kryetari i PS-së e nisi me një urim për 100 vjetorin e policisë së Shtetit dhe me “vlerësim të sinqertë për të gjithë ata që nën uniformën blu sakrifikojnë, dhe i shërbejnë devotshmërisht shoqërisë".

Ai nënvizoi se jemi të vendosur që mësuesit policit e mjekut t'i kthejë dinjitetin e cënuar gjatë të gjithë këtyre viteve të keqqeverisjes e keqtrajtimit të këtyre tre figurave.

Rama tha se kemi të bëjmë me një “Keqtrajtim të figurës së policisë dhe politizim i skajshëm të saj." Ai bëri publike edhe disa të dhëna të një sondazhi të fundit bërë nga selia rozë, ku sipas tyre 72% e shqiptarëve thonë se gjendja e kriminalitetit dhe pasigurisë në vend eshtë shumë e keqe. Ai shtoi se situata ekonomike në vend sa vjen dhe përkeqësohet ndërsa vlerësoi si rrugëdalje nga kjo gjëndje rindërtimin e modelit ekonomik duke ripërsëritur vendosmërinë që “në 100 ditët e para të qeverisjes sonë të heqim taksën e biznesit të vogël dhe do të lehtësojmë frymëmarrjen për këto biznese dhe do të hapim një shteg që të tjerët të punësohen nëpërmjet biznesit të vogël”.

PALLATI I LINDËS, RAMA: AUTORET MERITOJNE PERBUZJE, POPULLIN DO E SHPJEGOJ
Vëmendja e gazetarëve sot ishte përqëndruar në zbulimin e së vërtetës mbi pallatin 5 katësh që sipas PD-së i takon Linda Bashës. Megjithëse pyetjet ishin të shumta, Rama u tregua i rezervuar në përgjigjet e tij duke deklaruar se  “autorët e kësaj ofensive shpifjeje nuk meritojnë përgjigje por përbuzje. Ndërsa opinioni meriton shpjegim dhe do ta ketë. “

Kryetari i PS-se nuk bëri të qartë kohën se kur do të jetë ky shpjegim “Për detajin e plotë dhe shpjegimin do duhet të prisni kur të jetë i detajuar”. Kryesocialisti kritikoi dhe mediat të cilat sipas tij nuk bënë një investigim për vërtetuan akuzat e dala nga selia PD e PS, por vetëm vinin mikrofonat. I pyetur nëse ka qenë në konflikt interesi në momentin e dhënies së lejes së ndërtimit dhe kur do të jepte përgjigje Rama tha: “Për sa kohë ju nuk bëni asnjë përçapje për të zbuluar si është e vërteta shpjegimin që qytetarët meritojnë do ta marrin. Por sesi kur dhe ku do e vendos më vonë.”

Madje ai tërhoqin vëmendjen e medias “Pse nuk vërtetuat nëse Balla thotë të vërtetën për pasuritë e Argita Malltezi”.

NUK RRISIM TAKSAT, POR KUSH S’I PAGUAN E GJEN BELAJA
Ne nuk do të rrisim taskat, por kush fiton më shumë do paguajë më shumë, kush fiton më pak do paguajë më pak.”- tha Rama duke shtuar se “Nuk do të ulim asnjë rrogë, por do të fokusohemi te taksimi i drejtë. Kush nuk dop paguajë taksa do gjejë belanë në këtë vend. Do ngremë një agjenci të pocamshme për të ndjekur këmba këmbës deri në fund atë që përpiqet t’i iki taskave.'- tha Rama. 

RAMA: KOALICION I MUNDSHEM ME LSI NESE KTHEHET NE IDENTITET
I pyetur për koalicionet parazgjedhore Rama tha se “Nuk kam bërë ftesë as për LSI as për FRD" por "Jam pozicionuar për të treguar si mund të jetë një koalicion i mundshëm. Vetëm nëse LSI zgjedh patericë e Saliut apo kthim në identitet” - tha Rama.

I pyetur nëse mund të bashkëqeverisë me Ilir Metën, të cilën e ka akuzuar si të korruptuar Rama tha: Hyj tek njerëzit që kanë bindjen që çështja e korrupsionit është çështje sistemi. Sistemi korrupton njerëzit dhe jo e kundërta. Prandaj lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është bllof. Është një sistemi i ndërtuar mbi korrupsionin e për të. Unë besoj se detyra jonë që morëm përsipër të përfaqësojmë interesat dhe programet është më shumë e lidhur me interesin kombëtare e publike se personal. Nuk është cështje marrëdhëniesh personale, por interesi kombëtar që Shqipëria të dalë nga ky kurth, dhe këtë nuk mund ta bëjmë duke hyrë në koalicion me Berishën, por me këdo që është përballë Sali Berishës e PD-së për rotacionin dhe për realizimin e programit të rilindjes kombëtare.

PETICIONI NGA SPECIE INTELEKTUALESH TE RRITUR NE REZERVATIN E ENVER HOXHES
Lidhur me peticionin e nënshkruar nga 100 intelektualët ndaj Edi Ramës për të miratuar 3 ligjet e kërkuara nga BE. Rama u përgjigj se është peticion për para dhe po ushtrohet presion për tu firmosur edhe nga të tjerë. "Specia e intelektualit që pozicionohet pro qeverisë e kundër opozitës është rritur në rezervatin e Enver Hoxhës. Unë ndjej keqardhje dhe dhembsuri të sinqertë njerëzore. Po bëhet presion i pashembullt për të detyruar punonjësit për të nënshkruar peticionin. Pres një falangë firmash. Është shumë e vjetër, bajate, është për para.”

RAMA: DUHET RINDERTIM I MODELIT EKONOMIK, BRENDA 100 DITEVE HEQIN TAKSEN E BIZNESIT TE VOGEL
Sipas Ramës e vetmja mundësi për daljen e vendit nga kriza është rindërtimi i modelit ekonomik. Ai ripërsëriti vendosmërinë që “në 100 ditët e para të qeverisjes sonë të heqim taksën e biznesit të vogël dhe do të lehtësojmë frymëmarrjen për këto biznese dhe do të hapim një shteg që të tjerët të punësohen nëpërmjet biznesit të vogël”.
I pyetur për akuzat e Berishës se taksën e biznesit të vogël vendos pushteti vendor Rama tha: Taksën e biznesit të vogël s’e vendos bashkia. E vendos qeveria dhe e heq qeveria. E vendos shumica në parlament. E propozuam ta heqim, por su hoq, sic propozuam të hiqet TVSh-ja për makineritë për të gjithë bizneset”

FMN E BB VERTETUAN SHIFRAT E PS
Rama tha se shifrat e FMN-së e Banka Botërore vërtetoi shifrat që PS publikoi në lidhje me rritjen ekonomike. “PS deklaronte për një situatë të atillë ekonomike që mund të përfundojë me një rritje ekonomike nën 1%. Shifrat e FMN e BB u afrohen shifrave që ne i parashikojmë që në fillim të vitit”- tha Rama.
Duke shtuar se duke pranuar që Bode pranon rritje 1.5 % ai i afrohet realitet.
Besoj se në shkurt do shkojë tek 1%

BORXHI PUBLIK MBI 100 %
"Zyrtarisht borxhi është 61. 5 por po të shtojmë punët e papaguara dhe detyrimet që burojnë nga vendimet e gjykatave jemi mbi 100 %."- tha Rama.

RAMA: KURUM TË MOS PRIVATIZOJË 4 HEC, NE NË QEVERI DO ZBRAPSIM
Kreu i PS-së i bëri thirrje kompanisë KURUM të mos privatizojë 4 HEC-et, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 , Ulëz e Shkopet, pasi me të ardhur në qeveri do e anulojë.
“Ne do t’i zbrapsim këto 4 HEC nga duart e privatit tek duart e shtetit. I përsëris kompanisë të mos i blejë këto 4 HEC. Ne do e zbrapsim. Ne nuk do shesim 4 asete fitimprurëse ku janë investuar paratë e shqiptarëve të shitet. Nuk ka sens. Pse duhet ti kalojë privati. Pse ne duhet t’i shtrijmë dorën këtij privati për energjinë që duhet të furnizojmë publikun?
vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›