E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Fitojmë pa LSI, por kthimi në identitet i jep fund anomalisë

TIRANE- Menjëherë pas konferencës për shtyp për gazetarët Edi Rama vijoi konferencën për shtyp me ndjekësit e tij në Twitter.

I pyetur nëse PS mund të fitojë edhe pa LSI Rama u përgjigj: Sigurisht që ne do fitojmë pa LSI. LSI nuk kushtëzon fitoren tonë, po kthimi në identitet i LSI do i jepte fund një anomalie.  Lidhur me një koalicion me FRD, Rama tha se për këtë vendos Bamir Topi.

Rama cilësoi të papranueshme dhe të paligjshme kërkesën e KQZ-së për ndarjen e mandateve nga parlamenti.

BASHKEBISEDIMI I PLOTE NE TWITTER

Pyetje: Si e gjykoni kerkesen e KQZ qe ndarjen e mandateve ta beje parlamenti?
Rama: E paligjshme dhe e papranueshme.

Pyetje: Zoti Edi Rama, kam 1 pyetje:A MUNDET PARTIA SOCIALISTE TE FITOJ PA LSI?
Edi Rama: Sigurisht qe ne do fitojme pa LSI. LSI nuk kushtezon fitoren tone, po kthimi ne identitet i LSI do i jepte fund nje anomalie.

Pyetje A do te jetë Bamir Topi në Koalicion ne zgjedhjet e ardhshme ?
Rama: Pyesni Bamir Topin

Pyetje: Nuk e kuptoj per cfar te duhen ata hajdutet e lsi me te gjithe te tjeret bej kolicion me ata jo.
Rama: Ne jemi te gatshem te bejme koalicion me cdo force qe ne qershor do te kerkoje ndryshimin.

Pyetje: A do paraqiteni në fushatën zgjedhore me një ekip të ashtuquajtur “Qeveria Hije”
Rama: Ne Shqiperi ka mbiprodhim hijesh, s'kemi pse shtojme:-)

Pyetje A ekziston mundesia e ndo nje bashkepunimi te mundshem me LSI?
Rama: Vetem nese LSI braktis kete koalicion te deshtuar qe po rrenon Shqiperine dhe i jep fund rolit te paterices se Saliut!

Pyetje: Kur te vini ne pushtet a do ta rishikoni ligjin e stazhit dhe provimit te shtetit, per profesionet e rregulluara?
Rama: Do te jete me shperblim.

Pyejte: Te harxhosh para per te hedhur nje vote qe vidhet me duket si non sense!!!
Rama: Me fal por gabohesh, eshte e kunderta. Duke ardhur sjell nje garanci me shume kunder vjedhjes. Sa me shume vota!

Pyetje: Dhenia e nenshtetesise kujtdo ne Kosove, etj do ju conte ne humbjen e sigurte te PS. C'masa keni marre?
Rama: Nenshtetesia shqiptare per te gjithe s'mund te jete nje afere elektorale
Pyetje: A duhet te kemi besim qe do hiqni taksen e biznesit e vogel?
Rama: Ne 2014 asnje biznes i vogel s'do e paguaje me kete takse.
Pyetje: Si e shikoni perspektiven e zhvillimit te turizmit ne qytetin e Durresit? (qyteti im)
Rama: Jam i bindur se do bej per qytetet e medha ne 4 vjet sa c'nuk eshte bere ne 20 vjet.
Pyetje Rama a keni ju dhe partia jua nje plan konkret,per ta nxjerre Shqiperin nga ky kolaps ekonomik qe ka rene?
Rama: Ne do e rimekembim ekonomine me nje motiv tjeter:PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Pyetje: Z. Rama a keni ju dhe partia jua nje plan konkret,per ta nxjerre Shqiperin nga ky kolaps ekonomik qe ka rene?
Rama: Kolapsi eshte rezultat i nje qeverisjeje qe ka vetem nje motiv: PER PARA!

Pyetje: Zoti Rama me ju kryeminister a do kene mundesi emigrantet te votojne ne 2015 osé 2017?
Rama: Ne e kemi ne program voten e emigranteve.

Pyetje: 20 vjetqe bejme gjygje me shoferin e SALIUT ,se na ka zene token she nuk po i marim dot.
Rama: Nuk e ka fajin shoferi i Saliut po i zoti i makines.

Pyetje: po me moratoriumin per skafet c'do te behet zoti Rama
Rama: S'do kete asnje lloj pengese per mjetet lundruese.

Pyetje: Ju jeni nje artist dhe si i tille e dini cfare rolesh nuk duhet te luani apo jo?
Rama: Une jam artist vizual s'jam aktor. Di te organizoj nje hapesire dhe t'i vendos masat e ngjyrat ne rolet e tyre.

Pyetje: Kur te vini ju z.Rama ne pushtet do i trajtoni te gjithe ushtaraket njelloj per statusin
Rama: Te gjithe ushtaraket do te trajtohen njelloj.

Pyetje: A do krijoni nje ligj per pensionistet qe te dalin me shpejt se 60 vjec(grate) dhe 65 vjec(burrat)?
Rama: Kjo eshte praktikisht e pamundur dhe e panevojshme per shqiptaret

Pyetje: keta ne qeveri qe jane sot te korruptuar . ju cfare do beni kur te vine ne qeveri?
Rama: Lufta me korrupsionin ne Shqiperi eshte si lufta me kancerin.

Vijon

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›