Punëtorët në familje, tarifa për sigurimet nga 100 bëhet 80 dollarë
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri theksoi se vendimi për legalizimin e punëtorëve të familjes, nuk ka si qëllim të përfitojë arka e shtetit, por të vendoset dinjiteti i duhur në trajtimin e kësaj kategorie punonjësish. Berisha ngriti sërish, në mbledhjen e radhës së qeverisë, çështjen e legalizimit të punëtorëve të familjes. Kryeministri ritheksoi se në mënyrë kategorike, ky vendim nuk ka për qëllim të përfitojë arka e shtetit, por të vendosë dinjitetin e duhur në trajtimin e kësaj kategorie punonjësish. Duke kërkuar nga kryefamiljarët regjistrimin e këtyre punonjësve, ai shpjegoi se pagesa vjetore që do të bëhet nga punëdhënësit është simbolike dhe nuk do të rëndojë buxhetin e familjeve, por do t u krijojë mundësi të punësuarve të përfitojnë pension. “Vendimi për sigurimet shoqërore të punëtorëve në familje u diskutua përsëri dhe u vendos që kjo kategori do të trajtohet si punëtorë me kohë të pjesshme. Kërkoj për këtë një mirëkuptim të plotë dhe total. Ky vendim, nuk ka në mënyrë kategorike qëllimin e përfitimit të arkës së këtij shteti, por ka si qëllim vendosjen e dinjitetit njerëzor, të trajtimit human që meritojnë këta njerëz. Punëdhënësi do të paguajë gjithsej rreth 80 dollarë në vit, gjë e cila nuk rëndon buxhetin e tij, por legjitimon dhe krijon një mundësi pensioni për këtë kategori punonjësish. Në tërësi këto janë gra dhe vajza, të cilat e bëjnë këtë punë për të përballuar jetën e tyre të përditshme. Unë shpresoj që të gjithë kryefamiljarët, të cilët asistohen nga këta punëtorë, t i regjistrojnë ata, sepse është një çështje prestigji, dinjiteti dhe raporti njerëzor. Kemi zgjedhur formën më minimale të detyrimit. I kemi konsideruar ata punonjës me kohë të pjesshme. Kemi vendosur vetëm sigurimin shoqëror dhe asgjë tjetër ndaj tyre dhe unë shpresoj që të ketë një mirëkuptim, në mënyrë që borgjezia e re të mos harrojë se karakteri social dhe fryma sociale duhet të jetë një nga tiparet më të rëndësishme të moralit të saj”, - përfundoi kreu i qeverisë.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008