Rrëshket makina, bie në greminë. Vdesin dasmorët, babë e bir
KUKES-Një aksident rrugor u ka marrë jetën sot dy personave, ndërsa ka mbetur i plagosur një adoleshent. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Shtrezë në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, ku makina me të cilën udhëtonin Babai me dy fëmijët e tij adoleshentë ra në greminë duke lënë të vdekur në vend 2 pjestarë të familjes. Qemal Demaj 49 vjec së bashkë me djalin e tij Sadri Demaj dhe vajzën F. Demaj ishin duke cuar rrobet e nuses në fshatin Shtrezë, një traditë kjo e dasmave shqiptare. Qemali martonte një djalë tjetër që për momentin nuk ndodhej në automjet. Por makina ka rrëshkitur duke rënë në greminë dhe shkak besohet se kanë qënë ngricat. Kanë qënë banorë të zonës që pasi kanë dëgjuar zhurmën kanë rendur për tu dhënë ndihmën e shpejtë të aksidentuarve. Por, baba e bir u gjetën të vdekur, kurse vajza 17 vjecare e plagosur. Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim.
Hetimet
Policia e Kukesit e cila mbërriti në vendngjarje konstatoi se aksidenti ndodhi kur automjeti me të cilën udhëtonin 3 shtetasit ka rrëshqitur duke përfunduar në një greminë. Policia po heton për të sqaruar plotësisht këtë ngjarje dhe dyshon se shkak kanë qënë akujt dhe ngrica në rrugë. Zona e Kukësit ditën e sotme është zgjuar e mbuluar nga bora dhe autoritetet lokale u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhirë në rrugët me dëborë dhe akull. Moti i ftohtë në temperatura minus ka përfshirë zonat verilindore gjatë 24-orëve të fundit.
(d.b/BalkanWeb)