E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Betonizimi i Parkut të Liqenit, masakra e fundit urbane e Mr.20%-shit

Deklarata e plotë për shtyp e deputetit demokrat, Edi Paloka


“Si banor i Tiranës, jam sot para jush për të përcjellur shqetësimin e qytetarëve të qytetit tim, për projektin e shkatërrimit të së vetmes zonë të gjelbër të mbetur pranë Liqenit të Tiranës, nga Kryetari fukara dhe i pa shtëpi i Bashkisë së Tiranës. Sipërfaqja, me kod U12-07 e parashikuar për 130 mijë m2 ndërtim, e në një lartësi prej 30 katesh, është masakra e fundit urbane që Mr. 20% ka ideuar, në zonën më të bukur të kryeqytetit. 90% të këtij projekti mostër prej betoni, Mr.20% ia ka akorduar firmave të Lepujve që kanë lidhje me të. Unë bashkë me qytetarët e Tiranës, që duam të jetojmë këtu, të rrisim fëmijët në këtë qytet, Nuk mund të pranojmë e aq më pak të heshtim para kësaj batërdije. Nuk mund te heshtim për 20% e lejeve të ndërtimit që Kryetari i Partisë së Leprit ia shton pasurisë së tij në emër të Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, si dhe në emër të partnerëve të tij. I kërkoj Mr.20% te bëjë publikë emrat e partnerëve të tij gjatë 12 viteve të fundit, të bëjë transparencën e pasurisë të vendosur në emër të tyre, e të mos fshihet në kutinë e Leprit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›