Qeveria, projekt për krijimin e një sistemi tërësor për përdorimin e gazit në të gjithë vendin

Kompanitë gjigante të gazit, Trans-Adriatik dhe South Stream, do kenë degë edhe në Shqipëri
Qeveria planifikon ndërtimin e një sistemi tërësor të përdorimit të gazit. Gjatë mbledhjes javore të Këshillit të Ministrave, kryeministri Sali Berisha deklaroi se duhet që të merren merren masa në mënyrë që të realizohet gazifikimi i gjithë vendit. Kjo sipas kreut të qeverisë është me mjaft rëndësi për ekonominë e familjarëve. Kërkime serioze kanë nisur dhe do të bëhen në disa zona të gazmbajtëse të vendit. Gjithashtu Berisha përmendi edhe projektet e rëndësishme të gazsjellësve si Trans-Adriatik dhe South Stream. Duke qenë se Shqipëria është një pikë kyçe në kalimin e këtyre projekteve kreu i qeverisë u shpreh se ato do të kenë degë edhe në vendin tonë. Gazifikimin e Shqipërisë, kryeministri Berisha, duke e përcaktuar si një perspektivë me rëndësi në fushën e energjisë premtoi edhe një bazë më të gjerë ligjore. Gazifikimi i vendit pritet të ndikojë më tepër në kursimin e energjisë elektrike si dhe të përdorimit të druve.
...