Konvertoni “Bin Ladenët” tuaj
Kartëmonedhën 500 euro nganjëherë e quajnë edhe “Bin Laden” – ngase evropianët mund të mos e shohin 500-euron, por e dinë se ndodhet diku. Fatkeqësisht prijësi i “Al-Qaedas” dhe 500-euroja kanë lidhje në njëfarë forme: dominimi i kartëmonedhave ua bën terroristëve më të lehtë të operojnë.
Krimi i organizuar gjithnjë ka qenë një industri e parasë kesh. Më 1969, Thesari ndaloi prerjen e 500, 1.000, 5.000 dhe 10.000 mijë dollarëshit për t’ua ndalur hovin sindikatave të krimit – entitetet e vetme që po përdornin kartëmonedha pas fillimit të funksionimit të transfereve elektronike të parave.
Ditëve të sotme, rrjetet terroriste kanë filluar të bëhen përdorues të mëdhenj të parasë në dorë. Dhe askush nuk e kupton më mirë këtë sesa Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë viteve të para të koalicionit ushtarak në Afganistan dhe Irak, forcat amerikane shpërndanë në mënyrë liberale para të thata. Nga viti 2003 deri më 2008, Ushtria amerikane ua ka dhënë kontraktuesve dhe furnizuesve irakianë rreth 19 miliardë dollarë amerikanë para në dorë.
Por ushtria gradualisht e ka kuptuar se anonimiteti i parasë e bën më të lehtë që terroristët t’i marrin paratë. Dhe pikërisht për këtë arsye gjatë viteve të kaluara ushtria është munduar që të paguante nëpërmjet transferimeve elektronike dhe kartelave, me shpresë se do të arrijë të krijojë “një betejë pa para të thata”, sipas fjalëve të Peter Kunkelit, një ish-asistent i sekretarit të Ushtrisë.
Natyrisht se në një kohë të terrorizmit botëror dhe sindikatave të krimit ndërkombëtar, e gjithë bota është një betejë lufte. Aksionet e bastisjes së grupeve mafioze në Meksikë kanë sjellë dhjetëra miliona dollarë amerikanë para të thata. Në një aksion, u gjetën rreth 200 milionë dollarë, shumicë në kartëmonedha prej 100 dollarëve. Prandaj pse të mos bëjmë të mundshëm eliminimin e përdorimit të parave të thata në mbarë botën – jo vetëm “një betejë pa para të thata”, por një “ekonomi pa para në dorë?”
Prej një këndvështrimi teknik, një nismë e tillë është shumë lehtë e realizueshme. Triku është të ulim çmimin e realizimit të transaksioneve edhe për ato vlera shumë të vogla të pagesës. Për shembull, një aplikim i “Twitterit” i njohur si “TwitPay” u lejon të përdorin celularin për të kryer një transferim parash. Në Kenia, një sistem bankar mobil i njohur si “M-Pesa” lejon gjashtë milionë njerëz të ekzekutojnë pagesa të imëta duke përdorur mesazhe të telefonit celular.
Fatkeqësisht, sistemet e bazuara në telefona celularë janë të papërshtatshëm si një zëvendësim i plotë për kartëmonedhën fizike, veçanërisht në botën në zhvillim. Mbulimi i celularëve nuk është i shtrirë në shumë rajone të thella rurale ose qendrat e vogla urbane; shtuar kësaj edhe se sistemet telefonike janë caqe potenciale të krimit virtual dhe problemeve të shpeshta të rrjeteve telefonike.
Një qasje më e mirë do të ishte përdorimi i kartelave të avancuara me elementë biometrikë të sigurisë, si puna e Sistemit botëror elektronik të pagesave. Në Afrikën Jugore, kompania e teknologjisë “Net 1” tani shpërndan grante sociale të mirëqenies për pothuajse se katër milionë njerëz. Është e thjeshtë, nëpërmjet një sistemi të sofistikuara kartelash bëhet transferimi i parave prej kartelës personale të njërit në kartelën personale të tjetrit, e gjatë kohës së bartjes, bëhet shkarkimi i të dhënave për transaksionin.
Brenda disa ditësh, punëtorët të sistemit të pagesave shkojnë në fshatra dhe bëjnë transferimin e parave, duke shkarkuar të gjitha të dhënat e kartelave personale, duke i integruar ato në historinë e tyre bankare. Dhe kështu të dhënat futen në sistemin global të transferimeve dhe gjithkush ka një pasqyrë të qartë.
Më e mira e së mirës, sistemi do të funksiononte jashtë mundësisë për qasje prej jashtë, duke promovuar një siguri të plotë për të gjithë pronarët e kartelave dhe nuk do të kishte kufizime gjeografike. Dhe ky sistem transferimi nuk do të kushtonte asnjë metelik. Është një model premtues për ekonominë botërore.
Në një botë pa para fizike, pagesat elektronike të rebelëve dhe terroristëve do të kalonin nëpërmjet një skaneri softuerik; çdo transferim do të promovonte disa të dhëna për agjentët e tyre, lokacionin dhe qëllimet e tyre. Ky do të ishte një sistem shumë sfidues për kriminelët.
Për të ndihmuar për shkuar drejt një ekonomie pa para të thata, administrata e Obamas dol të duhet t’i jepte fort arritjen së një marrëveshje ndërkombëtare për të eliminuar dominimin e kartëmonedhave të larta. Dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar do të duhej të promovonte instalimin e sistemit të pagesave elektronike në vendet në zhvillim, duke vepruar ngjashëm siç ka bërë ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan.
“Paraja e ka të shkruar të bëhet digjitale”, nxori si përfundim një studim i vitit 2002 i bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. E sa u përket kushteve të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare, sa më shpejt që do të shkohej drejt një ekonomie pa para të thata, aq më mirë.