Paloka: Kush kërkon pushtet me dhunë përfundon në plehëra
Autori i Lajmit: Redaksia
Ditët e fundit çunat e Bllokut po ju tregojnë qartë shqiptarëve se kanë vetëm një qëllim e një dëshirë, etjen e tyre për pushtet. Kështu e komentoi deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka protestën 3-ditore të opozitës. “Çuni i Kristaqit, cuni i Sule Bushatit, çuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit së bashku me ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, ministrin e fundit që qëndronte në krah të Ramiz Alisë në 90 dhe eksponentë të mafies së kuqe ,duan të vijnë në pushtet me dhunë. Unë jam këtu për tju bërë të qartë se ne që hodhëm në koshin e plehrave të historisë baballarët e tyre, jemi të gatshëm dhe ju premtojmë se do ju rezervojmë të njëjtin fat, në mos më keq, këlyshëve të Bllokut nëse ju shkon ndërmend të përmbysin demokracinë e të kërkojnë të vijnë në pushtet me dhunë. Megjithëse unë mendoj se kelyshët e rrahur vetëm lehin e kujisin”, - tha ai. Këmbëngulja për hapjen e kutive të votimit të 28 Qershorit është kundërshtuar dhe nga Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri. Gjatë Kuvendit të e 9-të të degës së Partisë Demokratike në Durrës, është kërkesë e pabazuar dhe vetëm një justifikim i liderit të opozitës i cili është i tmerruar nga liberalizimi i vizave për shqiptarët. Ai tha se besimin e qytetarëve, qeveria e Partisë Demokratike po e konverton në arritje. “Arritja më e madhe është liberalizimi i vizave, të gjithë zyrtarët evropianë kanë deklaruar se në 6-mujorin e parë të vitit 2010, do të liberalizohen vizat. Këtu fillon tmerri i liderit të opozitës Edi Rama”, - tha ai. Më tej Xhaferri iu drejtua kreut të PS-sw në distancë: “Unë i them Edi Ramës, është i vetmi politikan në Shqipëri që nuk ka dalë asnjëherë përpara qytetarëve durrsakë, që nuk ka dalë asnjëherë përpara qytetarë shqiptarë, e të bëjë kërkesë për liberalizimin e vizave. Këtu fillon tmerri i tij dhe këtu fillon strategjia e tij për të penguar liberalizimin e vizave”. Ai ka shtuar se zgjedhjet që lamë pas, ishin të vetmet zgjedhje që nuk kanë nevojë që të hapen kutitë sepse çdo fletë votimi nga veriu deri në jug të vendit doli para kamerave.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009