E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Beteja e parë u mbyll me fitore

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla pjesëmarrës në mitingun për hapjen e kutive të votimit bëri të ditur paraditen e djeshme protesta e nisur të premten do të mbyllej në mesditë në orën 12:00. Balla theksoi se protesta e pati një fitore pavarësisht kundërshtive të Berishës për hapjen e kutive të votimit. “Ne e fituam betejën ndaj skeptikëve, pasi përcollëm një mesazh të rëndësishëm”,- tha Balla. Ndërkaq deputeti socialist theksoi se mbledhja e grupit parlamentar socialist ishte thjesht konsultative dhe se nuk u dol në asnjë vendim përfundimtar. “Për ne Berisha tashme ka rënë”, u shpreh ndër të tjera Balla duke shtuar se protesta e nisur të premten dhe e mbyllur të dielën ishte vetëm një betejë. “Në orën 12:00 do të mbyllim një betejë”, - theksoi Balla.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›