E Shtunë, 31 Tetor 2026

MJ: Zgjedhjet serbe në Kosovë, të paligjshme

TIRANE- “Zgjedhjet serbe ne komunat e Kosoves jane te paligjshme dhe cenojne integritetin e nje vendi fqinj sovran”. Me kete reagim ka dale sot Ministria jone e Punëve të Jashtme, pas vendimit te Beogradit per mbajtjen e zgjehdjeve edhe në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Ne nje deklarate per shtyp, MJ thekson se “përpjekjet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe përmbajtjen e deritanishme të bisedimeve mes dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ku Serbia kërkon të integrohet”.

Sipas saj, këto zgjedhje nuk do të kenë asnjë efekt juridik, ndersa personat e zgjedhur nuk do të kenë autoritet ligjor.

“I vetmi efekt që këto zgjedhje sjellin është forcimi i strukturave paralele kriminale serbe në veri të Kosovës, çmontimi i të cilave është detyrim i Republikës së Serbisë. Këto zgjedhje gjithashtu cënojnë perspektivën e integrimit të plotë të komuniteteve etnike në institucionet dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës”- thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›