Pollo: Bamir Topi ka marrë ryshfet në këmbim të emërimeve
Share
Ministri i Inovacioneve, Genc Pollo, ka akuzuar sërish presidentin Bamir Topi, se ka marrë ryshfete për emërimet që ka bërë.
“Topi degradoi dekretet dhe emërimet se merrte ryshfete. E them këtë me shumë keqardhje, sepse është e rëndë ta pranosh këtë gjë për kreun e shtetit, për kreun e KLD-së. Çdo institucion, nëse komandohet nga delenxhinj degradon. Ne po mbyllim një kapitull delenxhinjsh që drejtonin KLD, deklaroi Pollo për emisionin 5 pyetje nga Babaramo.
Pollo u shpreh më tej se Bamir Topi nuk ka një kauzë për të krijuar një parti. Sipas tij, as çështjen e ish të përndjekurve nuk e ka kauzë të tijën. “Të krijosh parti duhet të kesh figurë, aideli përlyer nga presidenca. Duhet të kesh një kauzë, të cilën ai nuk e ka, vijoi Pollo.