Festa, Basha: Dyert hapur për gjithë shqiptarët
TIRANE- Edhe pse kryeqender e festimeve mbetet Elbasani, Tirana feston sot plot gjalleri Diten e Veres.
Qindra qytetare kane ‘pushtuar’ rruget e kryeqytetit dhe bulevardin kryesor, favorizuar edhe nga moti i ngrohte e me diell.
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ne hapjen e siparit te aktiviteteve me panairin e bizneseve ka shprehur kenaqesine qe kryeyteti ka hapur dyert per shume qytetare qe i bashkohen kesaj feste.
Në këtë ditë të veçantë unë jam ilumtur që Tirana të mirëpresë si pjesë e festimeve 100 biznese të ardhura nga Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Presheva që të ekspozojnë për qytetarët produktet e tyre që na bëjnë krenare me cilësinë e lartë dhe shijen e tyre të rrallë dhe kanë në çdo qelizë të tyre mundin e vëllezërve dhe motrave tona tha Basha.
Sipas tij, panairi eshte vetem hapi i parë për të evidentuar potencialin e rrallë për të prodhuar produkte cilësore. Ai i bëri thirrje beznesmenëve të kreditojnë biznesit e tyre .
Ky është një shans për të hapur vende të reja pune, jo vetëm në sektorin e prodhimit por edhe të tregtimit dhe kjo arrihet duke kredituar veten tonë. Kjo është një fuqi kredituese për ekonominë kombëtare, një kontribut që duhet ta japinm për të rritur punësimin për të rinjtë theksoi kryebashkiaku.