E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori danez: Zbutje pas dimrit të ashpër të politikës

Elbasani ka hapur dyert sot për të gjithë ata që duan të festojnë Ditën e Verës. Ashtu si krerët e politikës shqiptare, drejt qytetit ku lindi tradita e festimeve të Ditës së Verës kanë udhëtuar edhe diplomatët e huaj të  akredituar në vendin tonë.

Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjær Jensen, i cili u bë pjesë e festimeve ditën e sotme, nuk ngurroi të komentonte edhe mbi politikën në vend.

Pyetjes së mediave për situatën politike në vend, Jensen iu përgjigj duke thënë se ardhja së bashku e Ramës dhe Berishës sot në Elbasan është një shenjë e mirë. Zbutje pas një dimri të ashpër të politikës.

Gjithashtu, Jensen shtoi se Danimarka shpreson në marrjen e statusit të kandidatit në Bashkim Europian, duke theksuar se duhet punë për plotësimin e 12 kushteve.

Për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Verës kanë udhëtuar drejt Elbasanit sot edhe kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›