Paloka: Sekretarët e Partisë jo me poste shtetërore
Autori i Lajmit: Redaksia
Debati brenda Partisë Demokratike për ndarjen e posteve partiake me ato shtetërore, është ashpërsuar edhe më shumë në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen brenda kësaj force politike. Anëtari i saj, Edi Paloka, iu bashkua dje zërave që janë shprehur pro ndarjes së posteve, duke thënë se sekretarët e Partisë nuk duhet të mbajnë poste shtetërore. Anëtari i kryesisë së PD- së Edi Paloka, ka thënë se ndarja e posteve do të forconte akoma më shumë strukturat e partisë. Pak ditë më parë edhe anëtari tjetër Aleksandër Biberaj, deklaroi se PD duhet të vendosë për një menaxhim të ri të saj duke ndarë qartë postet partiake nga ato qeveritare. I të njëjtit mendim ka qenë dhe anëtari i kryesisë së PD-së dhe kryetari i Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja. Ai ka pohuar pak ditë më parë se përqendrimi i posteve partiake në duart e atyre që kanë angazhime qendrore dobëson partinë. “Ekstremet nuk janë asnjëherë të mira. Në qoftë se të gjithë drejtuesit e partisë do të venë të tërë në pushtet dhe s’ngelet kërrkush te partia, partia humbet forcën. Është e vështirë për një njeri që të drejtojë një dikaster të rëndësishëm, që ka detyrime të mëdha dhe përgjegjësi të mëdha ndaj gjithë popullsisë, jo vetëm ndaj partisë, dhe të jesh në gjendje pastaj të ndjekësh dhe këtë, nuk është e lehtë. Vërehet prirja që të ketë nga të dyja”, - ka thënë Beja. Debati për ndarjen e posteve partiake nga ato qeveritare u hap për herë të parë në vitin 2007, kur Ministri aktual i Mbrojtjes, Arben Imami kërkoi të kandidonte për një prej posteve të rëndësishme në PD, që mbaheshin nga zyrtarë të cilët kishin edhe poste në qeveri. Por megjithëse u shpreh parimisht pro këtij varianti, Kryeministri Berisha nuk ndërmori asnjëherë iniciativën për ndarjen e posteve. Nëse kryesia e PD-së do të vendosë ndarjen e tyre, duket se të vetmit që do të preken nga kjo ‘reformë’ janë sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, i cili mban njëkohësisht edhe postin e Ministrit të Financave, si dhe sekretari për marrëdhëniet me publikun, Ferdinand Xhaferri, i cili mban postin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009