E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ish-fusha e aviacionit, Qeveria pengoi investimet

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama është treguar i ashpër me akuza ndaj qeverisë Berisha dhe ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi gjatë inspektimit të punimeve për rikualifikimin urban në parkun tek ish- pista e aviacionit. Rama u shpreh se pazaret familjare të kryeministrit po mbajnë peng familjet shqiptare ndërkohë që kujtoi se ky projekt u premtua nga ministri Olldashi, kur kërkonte votën për deputet dhe u harrua për shkak të projektit të Rrëshen-Kalimash. Në një kohë që sipas Ramës, projekti i bashkisë së Tiranës u mbajt peng në këshillin bashkiak. “Premtimi ynë u pengua për më shumë se një vit për shkak të përgatitjeve të dasmës së halldupit Berisha me nusen Ilir”, - ironizoi Rama. Sipas planit të paraqitur në KRRT kjo zonë është parashikuar një bulevard i gjelbër në hartën e Tiranës me gjatësi një kilometër, kërkesë kjo e qytetarëve gjatë dëgjesave publike. Në brendësi të kësaj zone do të ketë dhe hapësira për aktivitete argëtuese. Realizimi i këtij projekti kërkon një investim prej afro 290 milion lekë.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›