E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka ndaj Rames Ke vrare gruan e Kadriovskit

Lufta e akuzave kunderpergjigjen demokratet

Organizimi i politikes se sulmit nga ana e opozites ka prodhuar reagime te forta nga shumica e djathte. Retorika e tejzgjatur e korrupsionit ka perparuar drejt fakteve konkrete per te diktuar keshtu nje ritual te ri ne komunikimin politik. Zoti Rama mbi ju rendojne akuza me te renda te trafikut te droges rendojne lidhjet me klanin Gina me te cilin ndertove nje ndermarrje te perbashket pastaj i more pasurine dhe shtepine rendojne akuzat e Kadrovskit qe te akuzon me shkrim prane autoriteteve italiane se i ke vrare te shoqen per nje thes droge deklaroi dje nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Edi Paloka. Lenda e akuzes se perdorur ne kete rast ka zbritur ne rruge per te plotesuar kunderpergjigjen demokrate e cila risjell edhe njehere akuza te vjetra per kryetarin e Partise Socialiste. Marredheniet me boten e krimit jane vetem paragrafi i pare i serialit blu qe nuk ka munguar te zbraze dosjen e pare te rezerves shantazhuese ndaj kundershtarit. Rendojne akuzat e Dondollakut ne Prokurorine e Firences se je lidhje e tij rendojne akuzat e ish-ministrit Prifti se te ka gjetur dy here ne zyre me doze droge te kushtueshme 3000 euro. Ne politiken shqiptare ti je njeriu me i akuzuar per drogen dhe si drogmen deklaroi Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›