Shkon me leje ne shtepi arratiset i burgosuri
Arratiset ne menyre spektakolare nje i denuar me 25 vjet burg per tentative vrasjeje. Admir Tafili i cili ka plagosur me arme ish-shefin e Policise se Malesise se Madhe Prel Pjetrushin ka mundur ti arratiset toges se shoqerimit gjate kohes qe kishte marre leje per te shkuar ne shtepi. Ai eshte arratisur vetem pak ore pasi ka hyre ne banesen e tij ne nje lagje periferike te Shkodres.
Ka qene ora 11.00 e dites se djeshme kur ne lagjen Kiras te Shkodres ka mberritur nje makine e Policise se Burgut te Shen Kollit te Lezhes ku shoqeroheshin te burgosurit Admir dhe Genci Tafili. Te denuarit kishin kerkuar leje 8-oreshe per te takuar nenen qe ka qene e semure. Pasi kane zbritur nga makina te burgosurit kane hyre per te takuar familjaret ndersa jashte baneses ata ruheshin nga toga e shoqerimit. Pasi kane kaluar disa ore rreth ores 15.10 policet jane futur brenda ne banese por kane gjetur vetem Genci Tafilin nderkohe qe Admiri ishte larguar duke dale nga nje dritare qe ndodhej ne pjesen e pasme te shtepise.
Menjehere forca te shumta policie kane nisur nje aksion te gjere per kapjen e te arratisurit duke patrulluar edhe zonen e Liqenit te Shkodres ne kufi me Malin e Zi. Kontrolle dhe postblloqe te shumta te policise dhe forcave te nderhyrjes se shpejte jane ngritur ne te gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit. Nderkohe qe forca te shumta policie jane perqendruar ne lagjen Kiras ku ndodhet shtepia e te arratisurit.
Ndersa toga e shoqerimit mesohet se eshte pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre eshte nisur hetim prej sherbimit te kontrollit te brendshem. Ata jane marre ne pyetje per te verifikuar dhe hetuar se si i denuari arriti te arratisej pa u vene re prej tyre.
Admir Tafili eshte denuar me 25 vite burg pasi me 12 dhjetor te vitit 2001 ne bashkepunim me vellain e tij Gencin kane plagosur rende shefin e krimeve te Malesise se Madhe Prel Pjetrushin. Me 2 gusht te vitit 2000 ne oborrin e shtepise se familjes Tafili mbeti i vrare drejtori i Policise se Shkodres Arben Zylyftari dhe Bahri Tafili. Pas kesaj ngjarjeje djemte e familjes Tafili Admir dhe Genc Tafili akuzuan shefin e policise kriminale Prel Pjetrushin si autor te vrasjes se babait te tyre dhe te drejtorit te policise Arben Zylyftari. Sipas policise dy vellezerit Tafili ne shenje hakmarrje organizuan nje atentat duke derdhur bresheri plumbash mbi Pjetrushin ne momentin qe ky i fundit po futej ne banesen e tij por pa mundur ta ekzekutojne. Me pas dy vellezerit Admir dhe Genc Tafili u arrestuan dhe u denuan perkatesisht me 25 dhe 16 vite burg.