Zhduket serish minorenia e ema dyshon per trafikim

Dy heret e tjera kishte marre me vete kursimet e familjes. Policia e Korces prej 9 ditesh ne kerkim
Nje e mitur nga Korca jo vetem qe ka trembur familjen e saj por ka cuditur edhe opinionin dhe njerezit e policise me zhdukjen e saj te riperseritur. Madje heret e tjera ajo ka marre edhe kursimet e familjes ndersa kur eshte gjetur prej policise ka thene se kishte pasur deshire te jetonte larg familjes. Kesaj here ajo nuk ndodhet ne familjen e saj prej nente ditesh kurse e ema dyshon se dikush e trafikon te bijen e saj apo edhe e perdor per arsye te ndryshme. Brenda tre muajsh 14-vjecarja eshte larguar tri here nga shtepia e saj ne qytetin e Korces.
I lutem cdo njeriu qe ta shikoje te njoftoje sepse ajo eshte e vogel. Gjithmone qe e ka gjetur policia thone se e kane kapur ne rruge tani une dua te di kush eshte ky person qe e mban sepse nuk ka mundesi qe vajza te ike vete ne Durres apo Fier ku e kane gjetur heret e tjera. Cuditem dhe me policine qe nuk do tia dije ajo eshte e vogel nuk di ku e cojne ku e shfrytezojne - eshte shprehur per gazetaret nena e vajzes. Ne qershor te ketij viti vajza u largua nga banesa duke marre me vete dhe 2 mije euro prej kursimeve te familjes per tu gjetur me pas nga policia e Fierit. Vetem 3 muaj me pas me 19 shtator perseriti te njejtin veprim derisa u gjet ne qytetin e Durresit duke shkuar per tu strehuar ne nje hotel.
Kete here e mitura eshte larguar pa para me vete dhe pa asnje dokument identifikimi. Sipas nje korrespondenti te Korces fotografite e te mitures jane shperndare nga policia ne te gjitha pikat e kufirit ndersa familjaret nuk kane asnje te dhene per te prej 9 ditesh.