Rama Nuk ka nevoje per institucione formale
Vetoja socialiste per gjykaten administrative duket te jete nje arsyetim jo vetem politik. Pak dite pasi Parlamenti deshtoi per te kaluar nje ligj per kete organ te ri ne sistemin e drejtesise kreu i Partise Socialiste Edi Rama u shpreh ne nje interviste per TV KLAN se qendrimi i mbajtur reflekton edhe nje pervoje nga realiteti institucional ne Shqiperi ku sistemi tradhton veten ne momentin e sfidave qe shtron praktika e perditshme. Ne kemi thene se nuk do te japim konsensus per asnje ligj ne rast se nuk do te kemi proven qe ligjet ne Shqiperi nuk jane thjesht copa letrash por jane vullnet i zbatuar ne realitet...fakti sot eshte se nuk jane sot institucionet qe mungojne ne sistemin e drejtesise ne leter por eshte funksionimi i tyre qe e bene gjithe sistemin te vuaje. Dhe ketu nuk kemi asnje arsye qe ta shohim edhe projektin per gjykaten administrative te kete te njejtin fat si projekti i decentralizimit i cili u financua nga miqte dhe aleatet tane kryesore ne kuadrin e ndihmes se USAID dhe sot 10 vite me vone...mund te themi me plot gojen se decentralizimi ne Shqiperi ka pasur sukses ne leter por ka deshtuar ne realitetin e gjerave deklaroi Edi Rama. Ai ka hedhur poshte analogjine e hequr ne kete rast me qendrimin socialist per ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror per bllokimin e te cilit PS theu bojkotin e votimit ne Kuvendin e Shqiperise. Ne shkuam ne Kuvend dhe treguam gatishmerine per te marre pjese edhe ne votim per te bere gjithcka mundeshim qe ligji famekeq i SHISH-it te mos kalonte si nje ligj qe kercenon sigurine kombetare dhe cenonte jo vetem interesat e shtetit tone dhe interesat e SHBA dhe te vete NATO-s. Ne rastin ne fjale jemi perpara nje ceshtjeje krejt tjeter nderkohe qe qasja jone eshte teresisht koherente u shpreh lidhur me kete gje Edi Rama. Sesa nderhyn ky qendrim i PS ne marredheniet me SHBA si sponosrizuese te tij kreu socialist ka bere te qarte se keto te fundit nuk do te vihen asnjehere ne diskutim dhe per kete ka fakte. Ai ka konfirmuar vleresimin e palekundur qe selia roze ka per SHBA me te cilet sipas tij nuk ndahet vetem rreshtimi i Shqiperise por edhe besimi ne disa vlera ende te munguara te demokracise ne vendin tone. Keshtu loja e zhvilluar se fundmi me ligjin e gjykates administrative qe sugjeronte idene e nje qendrimi kunder te opozites ndaj SHBA ka rene per sa kohe qe kreu socialist ka kerkuar nje nderhyrje reale ne sistem dhe jo plotesimin e tij formal. Nje prononcim tjeter eshte bere i njohur dje edhe per sa i perket hetimit parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit qe duhet thene se jane lene ne rend te dyte ne zhvillimet e dites Rama ka pranuar vleresimin nga Venecia per fletet e votimit por ka hedhur poshte konstatimin per mosperputhje ne qendrimet e PS-se per kete ceshtje. Ne takimin e bere ne Presidence kam shprehur gatishmerine qe per ceshtjen e fleteve te votimit ti drejtoheshim Venecias duke e lene te ngrire kete ceshtje deri ne pergjigjen e saj kurse per materialet zgjedhore ne te merrnim ne dispozicion kutite dhe te fillonim te benim hetimin e tyre. Ky eshte nje kompromis madje oferta e radhes per kompromis qe fletet e votimit te mos digjen dhe nderkohe eshte pergjegjesia jone nese e gjejme apo jo rrugen per te bindur permes institucioneve te tjera edhe pushtetin qe kutite e fleteve te votimit te hapen njelloj si kutite e materialeve zgjedhore tha Edi Rama.