E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paltrow: “Martesa nuk është e lehtë”

Gwyneth Paltrow ka pranuar se martesa e saj nuk është e lehtë.

Aktorja e filmit “Iron Man 2” - e cila është e martuar me frontmen’in e Coldplay, Chris Martin në vitin 2003 – ka thënë se ata është dashur të punojnë në martesën e tyre duke pasur respekt dhe përkushtim për njëri-tjetrin.

“Është ndershmëri, mbështetje dhe respekt. Më të vërtetë kam shumë respekt për të si njëri, si qenie njerëzore dhe si një artist”, tha Gwyneth, e cila rrit dy fëmijë që i ka me Chris. “Ne kemi pasur rëniet dhe ngritjen tona si çdo çift, por mendoj se ju duhet ta bëni këtë përkushtim në një investim për një jetë të përbashkët që ne nuk e gjejmë tek takimet e thjeshta të dashurisë apo diçka tjetër”.

Gwyneth, po ashtu ka treguar se ajo është shumë e relaksuar me mënyrën e tashmë të jetës dhe dietës strikte që e bën.

“Me duhet që të ruaj peshën”, tha ajo. “Nuk mund të bëhem si ata njerëz që nuk e bëjnë. Do të çmendesha. Më pëlqen ushqimi shumë, edhe alkooli, sikurse edhe akulloret. Por nuk mund të shtojë peshë. Do të jetë paksa e mërzitshme për momentin por do të kaloj edhe kjo”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›