E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamela Anderson dhe rikthimi me ish-bashkwshortin



Aktorja e famshme e serialit “Bayëatch”, Pamela Anderson përfundimisht ka pranuar se ajo dhe ish-bashkëshorti Tommy Lee, janë rikthyer së bashku duke u shprehur se bëjnë një “pako të përkryer”. “Ne jemi thjesht miq të mirë, jemi një kombinim i paketuar, kjo është e sigurt. Do të kalojmë shumë kohë bashkë këtë verë... Kënaqemi derisa jemi bashkë... Është vetëm një prej gjërave. Ai është babai i fëmijëve të mi dhe nuk mund të shpëtojë lehtë nga kjo përgjegjësi”,-është shprehur Anderson e entuzizmuar. Aktorja e famshme ka qenë e martuar me Tommy-n, e grupit të famshëm rrok ”Mortley Crue” për tre vjet dhe ndarja erdhi në vitin 1998. Por kohët e fundit duket se ka ndryshuar gjithçka. Kudo shihen bashkë si dy të dashuruar. Anderson dhe Lee kanë dy djem, Dylanin 10 vjeç dhe Brandonin 12 vjeçar.
Tashmë Tommy është shprëngulur në shtëpinë e ish bashkëshortes duke u përpjekur të jenë sërisht një familje e lumtur. Andërson ka vlerësuar se prioritetet e jetës së saj janë djemtë e saj dhe Tommy. “Familja ime, djemtë dhe Tommy janë prioriteti dhe vëmendja ime”- u shpreh ylli i serialit të mirënjohur “Bayëatch”.
Që nga divorci me Lee, Andërson u martua dhe më pas divorcua nga këngëtari Kid Rock, ndërsa këtë vit ajo anuloi martesën me producentin e kinematografisë Rick Salmon.

Anderson në Big Brother Australia

Edhe pse me më shumë impenjime familjare, Anderson ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në versionin australian të Big Brother i cili sponsorizohet nga kompania e KFC e fast – food-eve. Gjetja ka qenë e producentëve të cilët menduan t’i ofronin aktores një spot miqësor për pjesëmarrësit e këtij reality shoë. Si mbrojtëse e kafshëve dhe vegjetariane e betuar, Anderson ka hasur në kritika të shumta nga ana e kompanisë KFC e cila është ankuar se prodhimet e tyre nuk mund të prezantohen nga një vegjetariane. Andërson ndërkohë ka hedhur poshtë këto akuza duke u mbrojtur se nuk kishte dijeni për çfarë bëhej fjalë, oferta i ishte dukur kaq e mirë, sa nuk mund ta refuzonte. Ajo sqaroi: “Çdo shfaqje ka në përbërjen e saj një tufë me sponsorë dhe ti nuk mund të jesh në dijeni se kush janë ata sa herë që të ofrohet një punë. Kjo është një koiçidencë e çuditshme të cilën nuk di si ta sqaroj”. Aktorja do të kalojë tre ditë të mrekullueshme në shtëpinë e Big Brother në Australi megjithatë ka vendosur që netët të mos i kalojë atje por në “dhomën e rrëfimeve”. E pyetur për pagesën e shfaqjes, Andërson është shprehur: “Pagesa është shumë...më shumë seç mund ta imagjinoja. Nuk dua ta them ekzaktësisht sa do të paguhem, por vërtet janë shumë”.

Legjendari Michael Jackson në karrocë invalidësh
Ish-mbreti legjendar i popit, Michael Jackson, pas lavdisë dhe popullaritetit po vuan pasoja të rënda. Një dhimbje e madhe në shpinë e ka detyruar që të ecë me karrocë invalidësh në rrugët e Las Vegasit bashkë me tre fëmijët e tij. Këngëtari me ngjyrë që iu nështrua një sërë operacionesh plastike për të ndryshuar lëkurën e tij u bë i njohur nga hiti i famshëm, “Billy Jean”. Kohët e fundit, Jackson është fotografuar i veshur me pizhame, duke mbajtur paruke, një maskë, një kapele dhe syze dielli, duke ecur me një karrocë invalidësh. “Ka shumë spekulime për rikthimin e Michael Jacksonit në skenë, mirëpo ishte shokuese të shihje se ai është thjesht një hije e asaj që ka qenë dikur”,-ka thënë një dëshmitar i rastit. “Ai dukej vërtet i dobët fizikisht”,-u shpreh fotografi Mike Lopez i cili arriti ti bënte disa foto Jacksonit.
“Lëkura e tij e rrjepur dhe të jep përshtypjen se është shumë i dobët dhe i trishtuar”. Michael Jackson 49 vjeç është shfaqur i veshur me pizhama ndërkohë që është futur në një librari fëmijësh dhe fëmijët e tij janë ulur veçamas në një tavolinë leximi.
Kohë më parë ylli i muzikës u pa me një maskë të zezë në fytyrë dhe një kapele basketbolli. Jackson dhe fëmijët e tij, Prince I, 11 vjeç, Paris 10 vjeç dhe Prince II, 6 vjeç. Nuk është ende e qartë nëse Michael Jackson ka probleme shëndetësore por me siguri duhet të jetë diçka e rëndë që e detyron këngëtarin të maskohet gjithmonë.

Clooney: Është përgjegjësi të jesh seksi, sekreti janë flokët

Nuk është i ri por vazhdon të jetë tërheqës. Ylli i filmit “Ocean’s Eleven”, George Clooney është shprehur se të jesh seksi është një përgjegjësi e madhe dhe kjo për të mos zhgënjyer të gjithë fansat e vlerësojnë. Aktori i cili vazhdimisht është cilësuar si mashkulli më seksi në botë, i dedikon shumë kohë paraqitjes së tij, pasi pretendon të mbrojë këtë reputacion.
“Harxhoj së paku tre ose katër orë në ditë për paraqitjen. Të jesh seksi ditë e natë është një përgjegjësi e madhe. Dhe mua më pëlqen kjo!”,- është shprehur aktori hollivudian. Clooney po ashtu ka thënë se është i shqetësuar për humbjen e flokëve, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në joshjen e tij seksuale. “Mund të flas vetëm për përvojën time. Për mua, janë flokët. Nëse keni flokë të bukura dhe të mira, atëherë jeni i suksesshëm me femrat. Nëse i humbisni flokët, keni humbur gjithçka,”- ka shtuar Clooney. Megjithatë hipoteza e aktorit të famshëm është hedhur poshtë nga një studim amerikan sipas të cilit dashuria është e verbër. Nëse format tuaja trupore nuk ngjajnë me ato të Charlize Theron, nëse nuk keni buzë si të Angelina Jolie, mos u dëshpëroni: dashuria është e verbër , sepse kur jemi të dashuruar edhe bukuria objektive e humbet vlerën e saj dhe nuk është e denjë për vështrimet tona. Ata që deri dje ngushëllonin veten duke e përsëritur këtë frazë, tashmë është e vërtëtuar shkencërisht. Kërkuesit e Universitetit Tallahassee në Florida
(SHBA) kanë vërtetuar se dashuria shfaqet filimisht si kuriozitet ndaj seksit tjetër, na bën më të ndjeshëm dhe tërheqës dhe na transformon nga gjuetarë në “arushë të dashuruar”.

12 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›