E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Stabiliteti ekonomik i Serbisë, zgjidh çështjen e Kosovës

E ardhmja Serbisë është në BE, ndërsa vetëm atje mund të zgjidhjet çështja e Kosovës që është një nga interesat më të rëndësishme nacionale serbe- ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic, në mbledhjen e Këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Serbisë.
 

Sipas tij, çështje kyç për Serbinë është ekonomia dhe duhet shmangur çdo lëvizje që e çon vendin në prapambetje, jostabilitet politik dhe në trazira, ndërsa ka theksuar se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në qoftë se ekonomia është e dobësuar.
 

“Me një zgjidhje të fuqishme të problemeve ekonomike, zgjidhet edhe çështja e Kosovës, ndërsa vetëm zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk mund të sigurojë zgjidhjen e problemit ekonomik në vend”, citon B92 fjalët e Tadic.
 

Kreu i shtetit serb e ka bërë të qartë se Serbia udhëheq politikën “edhe anëtarësim në BE edhe Kosovën dhe nuk heq dorë nga kjo”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›