Freedom House: Shqipëria përmirëson Indeksin e pavarësinë së drejtësisë
Organizata ndërkombëtare vlerëson se nga vendi i fundit në 2005, Shqipëria tashmë është e para në rajon
Shqipëria ka shënuar përmirësim të ndjeshëm të indikatorëve që matin pavarësinë e institucioneve krahasuar me vitin 2005. Është ky një konkluzion i organizatës së njohur ndërkombëtare, Freedom House në raportin e saj vjetor lidhur me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Raporti vlerëson se në këtë drejtim Shqipëria renditet më lart krahasuar me disa prej vendeve të rajonit. “Nga vendi i fundit që ishte në vitin 2005, në vlerësimin e këtij viti është në vendin e parë në rajon, duke përmirësuar indeksin me 0.50 pikë, nga 4.50 në 4.0”, nënvizon raporti, duke shtuar se ndërsa në Shqipëri ka një përmirësim të qëndrueshëm vende të tjera të rajonit si Maqedonia dhe Serbia kanë bërë hapa prapa. “Përmirësimi i kuadrit ligjor nga qeveria e kryeministrit Berisha, që vjen edhe si një detyrim i përafrimit të Shqipërisë me legjislacionin e vendeve të BE, po tenton të reformojë të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë, në qendër të të cilit janë gjyqësori dhe Prokuroria. Janë këto dy institucione që janë vënë shumë herë në fokusin e akuzave për klientelizëm politik, korrupsion, mungesë paanshmërie dhe deri në partnerë të mafias dhe krimit të organizuar”, thuhet më tej në raportin e Freedom House. Më tej, studimi i organizatës së mirënjohur vlerëson se, retorika politike pozitë-opozitë mbi drejtësinë, shumë herë ka shërbyer si koracë mbrojtëse për elementët e korruptuar dhe të inkriminuar të saj, por në disa raste është thënë se presioni i krijuar ka ndikuar negativisht edhe në performancën e tyre. Ndonëse vlerëson me nota pozitive miratimin e një sërë ligjesh si ai për organizimin e pushtetit gjyqësor; për mbrojtjen e të dhënave personale, ndryshime në ligjin për falimentimin; ndryshime dhe shtesa në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim; krijimi i Mekanizmit Kombëtar për parandalimin e torturës, trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues dhe kompetencat e tij si një strukturë e veçantë e Avokatit të Popullit; ndryshime në kodin penal për një mbrojtje më të mirë të fëmijëve, raporti e cilëson miratimin e tyre paksa të vonuar. Më tej, raporti e vë theksin tek një sërë ligjesh që presin miratimin e Parlamentit, ndërsa diskutohen në Komisionin e Ligjeve dhe me grupet e ndryshme të interesit, sikurse është projektligji “Për administratën gjyqësore”; ndryshime në Kodin Penal për përmirësimin e dispozitave lidhur me alternativat e dënimit dhe ngritjen e shërbimit të provës; përmirësimin e statusit të policisë së burgjeve për arritjen e një trajtimi më cilësor të të dënuarve me burgim; ndryshime në ligjin për profesionin e avokatit; propozimi për liberalizimin e profesionit të noterit; rregullimi i ndihmës juridike që shteti u ofron personave me mundësi të pamjaftueshme ekonomike, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme në gjykata apo organe të tjera shtetërore; reformimi i institucionit të Avokatit të Shtetit në ndjekje të modelit spanjoll; reformimi i sistemit përmbarimor, nëpërmjet liçensimit edhe të përmbaruesve privatë; krijimi i gjykatave të specializuara administrative për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve; projektligji reflektimi i detyrimeve që Republika e Shqipërisë ka marrë përsipër me anë të ratifikimit të Konventës Civile kundër Korrupsionit, Konventës në fushën e krimeve kompjuterike, në kuadër të Këshillit të Evropës. Organizata ndërkombëtare nënvizon më tej në raportin e saj, se në bashkëpunim me ekspertë të huaj dhe vendas, Ministria e Drejtësisë ka në proces draftimi projektligjin për ndryshime dhe shtesa “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, projektligjin “Për të drejtën ndërkombëtare private”; Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”; Projektligji “Për bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar”; Projektligji për Policinë Gjyqësore, etj. Në përfundim të raportit organizata vlerëson se ka një opinion të krijuar që ligjet nuk mungojnë në Shqipëri, por nuk ka zbatim rigoroz të tyre. “Pikërisht për këtë shumica e ligjeve të propozuara kërkojnë përmirësimin e organizimit të këtyre institucioneve, për të identifikuar lehtësisht përgjegjësit e mosfunksionimit të institucioneve, për të ndarë përgjegjësitë administrative dhe për të mos lënë më fajin jetim. Reforma në drejtësi është më e vështira, por edhe më jetike”, theksohet në raportin vjetor të Freedom House.
Judicial Framework and
Independence Ratings 2008 2008 Edition
1999-2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008
Anëtarët e rinj të BE
Average 2.33 2.33 2.33 2.30 2.25 2.20 2.15 2.13 2.20
Median 2.00 2.00 2.00 1.88 1.88 1.88 1.88 1.88 1.88
Ballkani
Shqipëria 5.00 4.50 4.50 4.25 4.25 4.50 4.25 4.00 4.00
Bosnja 6.00 5.50 5.25 5.00 4.50 4.25 4.00 4.00 4.00
Kroacia 4.75 3.75 3.75 4.25 4.50 4.50 4.25 4.25 4.25
Maqedonia 4.25 4.25 4.75 4.50 4.00 3.75 3.75 3.75 4.00
Jugosllavia 5.75 5.50 4.25 4.25 n/a n/a n/a n/a n/a
Serbia n/a n/a n/a n/a 4.25 4.25 4.25 4.25 4.50
Mali i Zi n/a n/a n/a n/a 4.25 4.25 4.25 4.25 4.00
Kosova n/a n/a n/a n/a 6.00 5.75 5.75 5.75 5.75
Average 5.15 4.70 4.50 4.45 4.54 4.46 4.36 4.32 4.36
Median 5.00 4.50 4.50 4.25 4.25 4.25 4.25 4.25 4.00
Ish-republiakt sovietike, joballtike
Average 5.27 5.35 5.44 5.50 5.56 5.65 5.63 5.65 5.75
Median 5.25 5.25 5.25 5.38 5.50 5.63 5.63 5.63 5.88