Panairi nderkombetar i librit në Prishtinë merr pjese edhe Shqipëria
Prej 4 deri më 9 maj, do të jetë i hapur për lexuesit Panairi i parë ndërkombëtar i librit që zhvillohet në Prishtinë. Këtë panair e organizon Unioni i Botuesve të Kosovës. Panairi i parë ndërkombëtar i librit në Prishtinë sjell në kryeqytetin kosovar produktet letrare të rreth 100 shtëpive botuese të hapësirave ku jetojnë shqiptarët, por edhe disa vendeve europiane. Sipas kryetarit të Unionit të Botuesve të Kosovës, Behxhet Bici, ideja për organizimin e një panairi ndërkombëtar të librit ka ekzistuar që më parë dhe ka një pjesëmarrje të gjerë nga vende të ndryshme. “Janë paraqitur shtëpi botuese nga Anglia, Gjermania dhe Turqia. Por pjesa dërmuese janë nga Shqipëria dhe Kosova. Janë afërsisht 100 shtëpi botuese. Panairi ndërkombëtar i librit në Prishtinë nuk është vazhdimësi e Panairit të librit shqip, të cilin në dhjetë vitet e fundit e kishte organizuar Shoqata e Botuesve të Kosovës. Edicionin e parë të këtij panairi e përshëndeti edhe Petrit Ymeri kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë i cili tha se panaire si ky e ofrojnë lexuesin gjithnjë e më shumë me librin. “Nga Shqipwria marrin pjesë afro 15 shtëpi botuese nga mbi 40 sa janë anëtare të shoqatës”- tha Ymeri.
“E para e punës nuk jam i sigurt a do të mbahet panairi tjetër mbas një muaji. Pasi ta dimë se a do të mbahet atëherë do të diskutojmë a do të vijmë apo jo. Por, në qoftë se do të mbahet aktiviteti pa dyshim se do të vijmë”, tha Ymeri dhe shtoi se “ne nuk jemi për të përcaktuar se cili aktivitet është më i rëndësishëm e cili më i parëndësishëm. Ne vijmë për respekt të kolegëve tanë, vijmë edhe për respekt të lexuesit të Prishtinës, për respekt të librit dhe për respekt reciprok që kemi për njëri tjetrin”. Ymeri tha se nuk duhet krijuar përçarje mes botuesve si në Kosovë ashtu në Shqipëri.