E Diel, 1 Nëntor 2026

Galeria kombëtare e arteve shpall fituesit e rinj

Galeria Kombëtare e Arteve ka ndezur dritën jeshile edhe për artistë të rinj, të cilët kërkojnë t’i kushtohen fushës së restaurimit, studimit, anës kuratoriale apo edhe manaxhimit. Projekti për krijimin e një fondi publik për artistët emergjentë solli si nevojë hapjen e një konkursi, i cili do të pasuronte perspektivat e artistëve të rinj, por edhe ato të vetë Galerisë Kombëtare të Arteve. Dje juria e këtij projekti, e përbërë nga drejtori i GKA-së Rubens Shima, Suzana Varvarica, Ylli Drishti dhe

Herida Duro kanë shpallur dhe fituesit e këtij projekti. Ata janë: Orion Bimbashi, Blerina Muça, Bujana Demiraj dhe Spiro Laçka. Katër artistët e përzgjedhur nga konkursi do të kenë mundësinë të marrin pjesë në të gjitha projektet e planifikuara për vitin 2011 në Galerinë Kombëtare. Sipas jurisë, përzgjedhja e katër artistëve të rinj është bërë bazuar në vlerësimin sipas dosjeve të secilit, që janë klasifikuar si më të plotësuara sipas kritereve të kërkuara, në përshtatje me natyrën, vendin e punës dhe kërkesat specifike që ka GKA.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›