Kodi Zgjedhor, protesta kunder Rames dhe Berishes para zyrave te OSBE-se
Protestat per voten e lire nisin dhe ne kryeqytetet e Evropes. Dje ne mesdite studente e bashkatdhetare, protestuan para selise se OSBE-se ne Vjene ne mbeshtetje te deputeteve greviste. Protestuesit, mbanin ne duar pankarta ku kerkonin nderhyrjen e OSBE-se ne garantimin e standardit te hartimit te Kodit. Standard qe sipas tyre eshte injoruar plotesisht nga dy partite PD e PS. Pjesemarresit ne kete tubim nenshkruan dhe nje peticion, te cilin ia paraqiten Sekretarit te Pergjithshem te OSBE-se ne Vjene. Duke shprehur vullnetin e studenteve te tjere dhe zgjedhjeve demokratike ne Shqiperi, pjesemarresit ne tubim shprehen solidaritetin dhe mbeshtetjen per zgjedhje te lira dhe jo te manipuluara ne Shqiperi, te rrezikuara plotesisht nga dyshja Berisha-Rama. Manifestime te tjera priten ne Rome, Bruksel, etj.