Milo: Kodi Zgjedhor te miratohet me te gjitha partite dhe ne komisionere
Partite e vogla PDS dhe PAD mbeshtesin greven e nisur te deputeteve ne mbrojtje te votes se lire. Kreret e ketyre forcave politike, Paskal Milo dhe Neritan Ceka e vleresuan greven por e konsideruan ate si nje mase ekstreme qe merret nga deputetet. "Ne emer te PDS, u bej thirrje dy forcave politike te medha qe te marrin iniciativen dhe te bejne ndryshimet e duhura per te realizuar ate qe kerkojne dhe partneret tane nderkombetare, gjithperfshirjen", u shpreh Milo. I cili ka kerkuar qe dhe komisioneret vendore te jene profesioniste. Sipas tij, Kodi Zgjedhor nuk mund te hartohet ne zyrat e selise roze dhe mbi te gjitha nen diktatin e dhunshem te Edi Rames. Po keshtu, edhe PAD, mbeshteti iniciativen e ndermarre nga deputetet e LSI dhe PDK, ndonese vleresuan si nje mase ekstreme.