E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ulet me 0.1 për qind



Materialet e ndërtimit dhe shpenzimet direkte kanë pësuar një ulje të lehtë në 3-mujorin e 3-të të vitit 2009, duke ndikuar në uljen e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për këtë periudhë. Sipas INSTAT-it në tremujorin e tretë 2009, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 128.3 për qind (Trem. IV 1999=100), duke shënuar një rënie prej 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një ulje 0.4 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.5 për qind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është ulur 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Indeksi i nëngrupit “Shpenzime materiale” është ulur me 0.2 për qind. Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet e materialeve të ndërtimit janë ulur me 0.2 për qind, ndërsa çmimet e materialeve elektrike dhe hidrosanitare janë rritur përkatësisht 0.4 dhe 0.3 për qind. Indeksi në nëngrupet “Shpenzime page” dhe “Shpenzime makinerie” është rritur me 0.2 dhe 0.3 për qind. Në këtë tremujor, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për grupet e tjera nuk ka ndryshuar krahasuar me tremujorin e dytë 2009.

Vodafone Albania hedh në treg telefonin Kuq e Zi

Ditët e festave kombëtare po afrojnë dhe bashkë me to afrohen edhe surprizat e mëtejshme nga Vodafone Albania. Për t’i bërë më të paharrueshme këto ditë nëntori, Vodafone sjell një aparat telefoni tepër të veçantë dhe shumë simbolik, i dizenjuar posaçërisht për ditët e festave.

Vodafone Albania ka hedhur në treg telefonin Kuq e Zi Vodafone 533, që sjell tek ju ngjyrat e flamurit kombëtar për t’ju bërë të ndiheni më shqiptarë se kurrë.

Përveç dizenjimit elegant ky aparat telefoni vjen tek ju me meny të plotë në gjuhën shqipe. Veçoritë e tij përfshijnë lundrim në internet, MP3 player, radio, bluetooth, lojëra dhe një kamera lehtësisht të përdorshme.

Çdo festë e madhe ka ngjyrat e saj dhe në këtë përvjetor festash kombëtare ngjyrat kuq e zi do të jetë të pranishme dhe në aparatet tuaja celulare që flasin dhe lexojnë shqip.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›