E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitjet me pakicë, bie niveli me 2.2 për qind



Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë të 2009-s arriti 175.8 për qind, kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 2.2 për qind. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 0.9 për ind. Në grupin “Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara” indeksi i volumit të shitjeve është rritur 2.5 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve” indeksi i volumit të shitjeve është rritur 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, krahasuar me tremujorin paraardhës ky indeks është rritur 10.1 për qind.

Brenda grupit “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve”, indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e tretë 2009 është rritur 18.1 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve” është rritur 18.3 për qind.

Indeksi i punësimit në “Tregtinë me pakicë” në tremujorin e tretë të këtij viti arriti 169.2 për qind kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky indeks është ulur 3.4 për qind.

Në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve” indeksi i punësimit në tremujorin e tretë të këtij viti arriti 176.0 për qind kundrejt vitit bazë (2005=100) me rritje 9.5 për qind, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›