Elbasan, digjen 24 kg lëndë narkotike, heroine dhe kanabis
ELBASAN - Rreth 24 kilogram lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabiss sativa, janë asgjësuar me djegie mesditën e së shtunës, në vendin e quajtur “ Bregu i Lumit” në Krastën e Vogël. Gjatë këtij viti efektivët e policisë kanë asistuar në asgjësimin me djegie të 7.345 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe 17.850 kg lëndë narkotike e llojit kanabiss sativa. Heroinë është sekuestruar në Maj të vitit 2007, në mjetin e çiftit Abedin Elezi, si dhe Nurifer Elezi, të cilët aktualisht vuajnë dënimin me rreth 10 vjet heqje lirie. Ndërsa kanabis sativa janë kapur në prill të vitit 2005 në pikën kufitare të Rrajcës, ku shtetasit e arrestuar kishin destinacion Maqedoninë për dërgimin e kësaj lënde narkotike. Asgjësimi me djegie i 24 kilogramë lëndë narkotike ka qenë një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda te Elbasanit.
(O.Zh BalkanWeb)