E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobiografia e Pamuk, "Stambolli, kujtime nga qyteti"

“Sa me shume ta ndjejme veten larg qendres aq me shume i afrohemi vetes” ....ne kete kendveshtrim e sheh nobelisti Orhan Pamuk raportin e tij me Stambollin e dikurshem dhe metropolin modern te sotem. Me ftesen e kryetares se parlamentit Jozefina Topalli ne takimin me shkrimtare, artiste dhe politikane te organizuar ne sallen e kryesise se Kuvendit ku u promovua edhe libri me i fundit i shkrimtarit turk ne shqip “Stambolli, kujtime dhe qyteti” Pamuk rrefen se ky liber eshte autobiografia e tij deri ne moshen 23 vjecare por eshte edhe historia e Stambollit.

“Stambolli eshte e vertete, keto 20 vitet e fundit nga nje vend bardhe e zi eshte kthyer ne nje vend shume ngjyresh. Por kur ne flasim per veten tone, flasim per qytetin tone e kur rrefejme per qytetin flasim per veten tone. Une e theksoj gjithmone se letersia eshte ai art ku shkrimtari flet per veten por te tjeret duhet te mendojne se ne fakt po flet per te tjeret. Ne momentin qe ne guxojme te flasim per historine tone, per jeten tone atehere humbet ajo ndjesia qe na ka shoqeruar gjate jetes ne raport me vendlindjen tone “Ketu nuk ndodh asgje”, shprehet Orhan Pamuk....shkrimtar, Nobel 2006.

Pamuk i cili ndodhet per nje vizite dyditore ne Shqiperi ka gjetur mes lexuesve shqiptare nje zell dhe dashuri te madhe per librat dhe letersine e tij, e jo vetem mes lexuesve por edhe shkrimtareve dhe artisteve. "Orhan Pamuk, permes sukseseve dhe me gjithe justifikimin e sukseseve, njeriun e koherave moderne e mundojne te njejtat gjera qe kane munduar dhe njeriun e zanafilles, mungesa e tokes, e nje catie mbi krye", thote poeti dhe shkrimtari Arian Leka.

Pasi lexuesi shqiptar eshte dashuruar pas letersise se Pamuk me vepra si “Une jam e kuqja”, “Bora” “keshtjella e bardhe” etj ... Vepra e tij e fundit, një libër për Stambollin, është një autobiografi me të cilin ai dëshmon plotësisht talentin e tij në letërsi: të shkruash mbi qytetin ku ke jetuar që kur ke lindur, vendosur mbi një memorie perfekte,mbi mendime dhe filozofi, ky është libri “Stambolli, Qyteti dhe kujtime”.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›