E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti makinave te policeve u falet dogana

/ /

Ne rast se me ane te nje VKM-je do te plotesohet kerkesa e Policise se Shtetit atehere te gjitha makinat me targa te huaja qe perdoren nga efektivat e policise do targohen dhe do pajisen me dokumente te rregullta pa qene e nevojshme te paguajne dogane. Kerkesa mesohet se i eshte drejtuar qeverise mbeshtetur ne pamundesine per te paguar doganen nga ana e punonjesve te policise per shkak se ata kane ne perdorim makina te vjetra por edhe se paga e atyre qe kane makina te tilla eshte e ulet. Burimet sqaruan se brenda ketij viti Keshilli i Ministrave pritet te jape nje vendim ne lidhje me propozimin qe i eshte bere nga Policia e Shtetit dhe per zbatimin e tij do te ngarkohet Ministria e Financave. Aktualisht po shqyrtohen argumentet mbi te cilat eshte propozuar nje vendim i tille por pala tjeter eshte pergatitur edhe per nje refuzim nga ana e Keshillit te Ministrave. Sipas procedures ne rast se qeveria merr nje vendim pozitiv ne lidhje me kerkesen e Drejtorise se Pergjithshme te Policise nje punonjesi te policise nuk i lejohet te kete ne perdorim me shume se nje makine me dogane te falur. Nje makine e tille qe eshte pajisur me dokumentacion te rregullt dhe targa te rregullta shqiptare pa u paguar dogana nuk lejohet ti shitet nje personi tjeter qe nuk eshte punonjes policie. Dhe ne rast se efektivi i policise vendos te shese makinen e tij atehere personi qe do ta bleje duhet te paguaje doganen domosdoshmerish. Por ne rast se merret ky vendim nga qeveria per punonjesit e Policise se Shtetit atehere asnje person tjeter nuk do te tolerohet nga pagesa e doganes taksat dhe dokumentacioni i rregullt me te cilen duhet te jete e pajisur makina e tij. Vetem disa jave me pare drejtorite e policive nisen nje aksion per bllokimin e mjeteve me targa te huaja qe u ka kaluar afati i qendrimit ne shume qytete te vendit. Mjete te tilla jane shoqeruar ne pikat e grumbullimit. Nderkohe urdhri per kontrolle kishte si synim edhe mjetet me targa te manipuluara te perdorura kryesisht nga punonjesit e policise gardes apo personave te administrates publike.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›