PS akuza qeverise per statusin

Deputeti Ditmir Bushati eshte ndalur tek mungesa e funksionimit te Kuvendit dhe te shume strukturave te rendesishme shteterore.
Ne raport thuhet se Parlamenti sfunksionon se ska kontroll kushtetues ndaj qeverise dhe se kryetarja e Kuvendit abuzon me postin e saj. Kemi nje administrate publike te politizuar e nepotike. Gjithashtu krimi dhe korrupsioni konsiderohen si nje gangrene e shoqerise shqiptare ka deklaruar Bushati.
Nga mosmarrja e statusit Shqiperia humbet financimin per nje sere projektesh ne infrasturkture shendetesi mjedis dhe sektore te tjere sociale.
Deputetet e komisionit te integrimit kane debatuar per disa minuta mbi rendin e dites ku deputetet e opozites kane cekur disa nga pikat me kritike te raportit cka ka sjelle reagime dhe kundershti nga koleget e mazhorances.
Atehere une theksova 2-3 momente te raportit te Komisionit qe fokusohej me punen e Parlamentit dhe ajo qe nuk do te doja une te ishte eshte mungesa e efikasitetit ne pune ka deklaruar deputetja Ermelinda Meksi.
Me mire te mos bejme vleresime pa e lexuar te gjithe raportin. Une them ta lexojme raportin dhe ta kthejme ne nje objekt pune ka replikuar deputeti demokrat Aldo Bumci.
Gjate javes se ardhshme pritet qe ne kete komision te diskutohet mbi buxhetin dhe perafrimin e tij me objektivat e MSA-se.