Panairi “Agrobiznes 2011”, pavioni i birrës Korca, ndër më të vizituarit
TIRANË- Në celje të edicionit të 9-të të panairit ndërkombëtar “Agrobiznes 2011”, pavioni i birrës Korca ka qënë një ndër më të vizituarit. Shumë qytetarë kanë ndalur para këtij pavioni për të shijuar birrën e parë shqiptare. Mes tyre edhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili e ka birrën Korca ndër të preferuarat e tij.
“E kam vizituar edhe tek fabrika e saj, e cila është sa e bukur aq edhe moderne dhe padyshim, mbase do quhet reklamë por unë e kam ndër birrat e preferuara”, tha Ruli.
Birra Korca është birra e parë shqiptare që eksportohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qytetarët mund të vizitojnë pavionin e birrës Korca për gjatë 3 ditëve të zhvillimit të panairit “Agrobiznes 2011”, një eveniment që realizohet nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Ministria e Bujqësisë, në të cilin marin pjesë mbi 90 kompani shqiptare, kosovare dhe të huaja.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Panairi “Agrobiznes 2011”, pavioni i birrës Korca, ndër më të vizituarit