Panama,përmbytet anija,11 të zhdukur

Përmbytet një anije në oqeanin paqesor dhe që transportonte 25 persona në bordin e saj. Anija është përmbysur në afërsi të brigjeve kolumbiane të enjten duke provokuar vdekjen e një vajzë dhe zhdukjen e të paktën 11 personave të tjerë, bëjnë të ditur autoritetet panameze. Anija ishte nisur nisur nga porti i Jaque, në lindje të Panama city, dhe është përmbytur në afërsi të Punta Caracoles, në rajonin Darien. Trembëdhjetë njerëz kanë mundur të shpëtohen nga ga autoritetet kufitare panameze dhe nga ndihma e banorëve te zonës. Trupi I vazjës së pajetë u gjet në Sucre. Ndërkaq të afërmit e personave të zhdukur vazhdojnë te presin lajme për të dashurit e tyre, të mbushur në lot. Njëri prej të afërmëve të personave që gjendeshin ne brodin e anijes tha se shpresonte që të ishin shpëtuar edhe më shumë njerëz. Besohet se pjesa më e madhe e përsonave në bord ishin të rinj. Trupi i vajzës së vdekur është dërguar në shtëpi dhe është shoqëruar me hidhërimin e madh të familjarëve por edhe të banorëve vendas. Ata thonë se janë shumë të prekur nga kjo tragjedi pasi janë të gjithë anëtarë të një qyteti dhe njihen me njeri tjetri. Autoritetet po vazhdojnë punën për kërkimin e persovane të humbur dhe të afërmit presin lajme prej tyre. Ende eshte e paqartë se përse u mbyt anija që ishte nisur për në Santa Fe, megjithatë nuk përjashtohet se shkak për këtë mund te ketë qenë moti I keq.